Principata e Veriut me qendër në Mirditë- zbulohet kërkesa e Abatit Prend Doçi

Studjuesja bullgare, Teodora Toleva teksa gërmonte për dokumenta të rëndësishme arkivore në lidhje me çështjet maqedonase, në arkivën qëndrore të Vienës në Austri, rastësisht gjen një dokument të rëndësishëm për Shqipërinë. Dokumenti mjaft i gjatë ka shumë ngjarje në lidhje me kontributin e Mbretnisë Austro – Hungareze, në formimin e kombit shqiptarë. Por ajo çfar është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se në kreun 10 të këtij dokumenti provohet se Abati i madh i kombit shqiptar, kishte kërkuar pranë autoriteteve austro-hungareze formimin e një principate të Veriut me qendër në Mirditë. (Orosh)

Dokumenti i rëndësishëm tashmë ndodhet në duar të z. Pjetër Domgjoni i cili po merret me përkthimin e plotë të këtyre dokuementave të rëndësishme për historinë shqiptare. Paraprakisht për pirustinews.com ka dërguar materialin e mëposhtëm:

Pjetër Domgjoni:

“N’vitin 1999,  për herë t’parë hyn në arkivin kryesor të Vienës me mbledhë t’dhana dhe dokumente arkivore mbi çeshtjen maqedonase. Gjatë kërkimit, nji ditë, krejt rastësishtë, në njenën prej atyne fiokëve të arkivit, gjenë memorandumin e katër konferencave sekrete t’pa publikueme kurrë ma parë të organizuemë në Vienë, n’vititn 1896, me qëllimin kryesorë:

THEMELIMIN “INEGZISTET” TË KOMBIT SHQIPTARË.

Pra, n’vitin 1871,  përmendën ato takime edhe në dokumentin “Die Albanienpolitik Osterreich – Ungarns un italiens 1877-1908 de Hans Dieter Schanderl”

 MEMORANDUMI,

Kreu i parë: „Organizimi i politikës jashtme“ të mbretnisë.

Kreu i dytë:  PLANI VIENËS PËR SHQIPNINË.

Kreu i katërtë:  “Iniciativa e Vienës pranë Perandorisë Osmane ose,  shqetësimet e nji kombi mes dy perandorive”  Flitet konkretisht për ndërhyrjen e kosullit austrohungarez mbi pajtimin e fiseve shqiptare për të cilët, s’dinte gja  as Porta e Naltë.

Kreu i pestë. „Udhëtimet e konsujve Austro – Hungarezë nëpër shoqnitë e islamizueme ose, fillimi i nji romantizmi konspirativ“  Flitet për vendosjen e lidhjeve n’mes konsujve Austro – Hungarezë dhe udhëheqësve t’fiseve t’islamizueme shqiptare.

Kreu i gjashtë: Mbrojtja e besimeve fetare.

Kreu i shtatë:  GJUHA SHQIPE, e cila, deri atëherë ishte shkrue në njizetë mnyra e alfabete të ndryshme: grekë, latin, turk, arabë e tj.

Kreu i tetë: SHKOLLATË SHQIPE

Kreu i nantë: SHTYPI SHQIPTARË.

Kreu i dhjetë: Shçyrtohet kërkesa e abatit PREND DOÇIT për formimin e nji principate t’Veriutë shqiptarë me qendër në MIRDITË.

N’përfundimin e librit, Toleva, thekson edhe faktorët tjerë gjeopolitikë, psh. Gjermania, nuk merr pjesë në aksionet austriake, por asht në favor të shqiptarëve. Britanikët shtiren se janë neutralë, por mbyllin sytë para zgjimit nacional të  shqiptarëve. Mbas studimit detal të arkivit. Studjuesja Toleva thekson, se.

N’fillimin e shekullit 20, n’popullin shqiptarë ende nuk e kemi t’formuemë kombin. Grupetë etnike nëpër Shqipni jetojnë të izolueme, s’kanë as lidhje komunikimi.

N’mes vete takohenë veq në raste luftash.

N’vend egzistojnë dy dialekte themelore aç të ndryshëm saçë njerzit menzi kuptohen me njeni tjetrin. Nuk egziston gjuhë e unifikueme letrare.

 

Koeficientin i arsimimit nuk e mbrinë as 2% e popullsisë. Populli i takon tri besimeve fetare: Islam, ortodoks dhe katolikë.

Shqiptarët s’kanë as njohuri nacionale, s’punojnë as për zgjimin  e ndjenjave të tyne kombëtare. Për at arsyeje. Deri n’fillimin e shek. 20, nuk ka egzistue kombi shqiptarë.

Studimet e zonjes Tolev dëshmojnë se. Ishte qeveria e Austrisë që me 1908, e thirri Kongresinë e Drejtshkrimit dhe aty u themelue ALFABETI, fillon STANDARDIZIMI gjuhës dhe njiherit edhe formimi i KOMBIT SHQIPTARË. Prej vitit 1908, fillojnë kohë ma t’mira për shqiptarët. /pirustinews/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *