Përse njerëzit që vuajnë nga ankthi pëlqejnë të shohin filma horror!

Shumë njerëz janë adhurues të zhanrit të filmave horror, por për njerëzit me ankth, mund të jetë më shumë sesa thjesht një hobi drithërues argëtues. Për disa, shikimi i filmave horror është në të vërtetë një mënyrë e fuqishme për të përballuar simptomat e ankthit.

Por si ka mundësi kjo? Në fund të fundit, është instiktive që njerëzit të drejtohen tek përvojat e tmerrshme kinematografike kur përjetojnë shqetësime ose frikëra të brendshme.

HuffPost ka kontaktuar me ekspertë të shëndetit mendor për të zbuluar pse disa njerëz me ankth i duan filmat horror dhe si ndikojnë ata në gjendjen e tyre.

Njerëzit me ankth shohin se shumë nga mendimet e tyre janë të fokusuara tek një sërë shqetësimesh në fusha të tilla si puna, familja, marrëdhëniet romantike, shëndeti, financat, etj, thotë Jocelyn McDonnell, terapiste i shëndetit mendor.

McDonnell shtoi se njerëzit me ankth shpesh luftojnë të qëndrojnë me mendjen e tyre në të tashmen dhe në vend të kësaj të jetojnë në të kaluarën ose mbishqetësohen për të ardhmen. Të qëndrosh i mbërthyer pas një filmi horror mund të jetë një shpërqendrim tërheqës për ata që ndjehen të mbytur nga shqetësimet personale.

“Unë mund të shoh sesi një film horror i lejon një personi me ankth që ta përqendrojë shqetësimin dhe vëmendjen e tij drejt diçkaje që nuk ka lidhje me jetën e tij personale” shpjegon Jocelyn. Për shembull, në vend që dikush të shqetësohet se mund të gabojë gjatë një prezantimi në punë nesër, personi do të përqendrohej tek kjo frikë e stimuluar, që nuk ka lidhje fare me jetën reale.

Ndërsa Alicia Clark, një terapiste me qendër në Uashington, autore  e “Hack Your Anxicion”, thotë se pacientët e saj kishin një dashuri shumë më të madhe për filmat horror nga sa ajo kishte menduar.

“Kanalizimi i ankthit të përditshëm në diçka tjetër, duket se ofron një lehtësim nga ajo që ndodh brenda tyre,” tha ajo./ Huffpost

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *