Perplasja e drejtorit të teatrit me gazetarin, Berisha: Akt banditesk

FB_IMG_1452937156844
Lidhur me përplasjen e mbrëmshme të drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli dhe gazetarit Eni Shehu ka reaguar edhe ish- kryeministri Berisha. Në një postim në facebook, ai e quan atë akt të shëmtuar. Më poshtë statusi i plotë:
Nje akt banditesk i drejtorit te Teatrit Kombetar, Çuli ndaj gazetarit Eni Shehu te televizionit ABC News!
Të dashur miq, drejtori i Teatrit Kombetar, Hervin Çuli ka goditur mbrëmë në mjediset e teatrit gazetarin Eni Shehu të televizionit ABC News. Ky akt i shëmtuar dëshmon se me “aleancën e qelbesirave” çdo gjë e paimagjinueshme, ndodh e bëhet realitet. Teatri Kombetar është pothuaj një simbol kombëtar, një institucion themelor kulturor dhe artistik i një vendi. Në tërësi drejtorët e Teatrit Kombëtar kanë qenë personalitete te shquara të fushës së letrave, teatrit etj. Por me Edi Ramën antivlerat janë ngjitur ne zenit.

Kështu, në drejtim të teatrit është një njeri si ky për merita që i pëlqejnë vetëm Edi Ramës, është emëruar një kumarxhi i papërmbajtur, një njeri që në vend te drejtimit te teatrit drejt niveleve të reja bën gjithçka të përfitojë personalisht dhe të mbushë xhepat nga projektet e tij.

Së fundi, ky bandit guxon dhe godet në ambientet e Teatrit një gazetar duke dëshmuar se është një ordiner. Duke dënuar me ashpërsinë më te madhe aktin e dhunes fizike ndaj gazetarit Eni Shehu i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të vendosë menjëherë para ligjit këtë zyrtar të kulturës që sillet si halabak i vërtet! sb

— Më poshtë keni dokumentin që tregon se Ervin çuli i ka shërbyer Partisë si komisioner në zgjedhjet e 2011, me të cilën bleu dhe postin e drejtorit të Teatrit.
FB_IMG_1452937685861

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *