Nexhmija jep lamtumirën: Jeta ime në burg, dhimbje se u dëmtua varri i Enverit. Dua të rehabilitohet figura e tij

FB_IMG_1454965150942

E ka mbyllur me lamtumirë intervistën e saj për Rudina Xhungën ndërsa ka folur për kujtimet në burg, rehabilitimin e Enver Hoxhës dhe ato që dëshiron Nexhmije Hoxha për shqiptarët.

Burgu është burg. Bëra tre burgje. Akuzat u vajtën bumerang atyre. Në burg krijohet një solidaritet i madh mes njerëzve, pavarësisht pse janë arrestuar. Më thoshin nënë të tërë. Nuk kishte as ujë as gjëra të tjera. Këto të bëjnë përshtypje. Në fund të korridorit ishte një i burgosur me vdekje. Trembeshe se ishe me sy të nxirë, ishte malësor, të trembte, por edhe të krijonte mëshirë. Unë nuk i haja ato që bënin dhe ia çoja atij. Vendimi për mua është marrë padrejtësisht. Isha pa avokat se nuk më mori njeri të më mbronte. Arrestimi im u bë për motive politike. PD kishte qëllim për të bërë presion të tjerëve, të thoshte se ligjin e bëjnë atë. E theksoj se në shtëpinë ku banoja, asnjë shpenzim nuk është bërë për luks. Pas vitit 1985 në shtëpinë time kishte rënë zija. Në burg mora vesh se u zhvarros u dëmtua, varri i Enverit. U burgos Iliri. Kam qenë në tre burgje të ndryshme. Kam fjetur përdhe, nuk kisha as ngrohje. Unë nuk dua të prek të tjerët që janë burgosur nga ne, në kohën tonë. Ndaj që të mos preken ata, kam vendosur të mos i botoj kujtimet për burgjet.

Unë pres të shkoj pranë tij tani. E kam lënë shumë gjatë vetëm. Nëse kam rrojtur deri tani, s’kam rrojtur për veten time, por për të, për të larë baltën që është hedhur mbi të gjatë këtyre viteve, duke shkruar. Për Enverin pres të rehabilitohet si udhëheqës i këtij vendi, si udhëheqës popullor që bëri që shoqëria shqiptare të ngrihet lart. Kam besim se do të vijë një ditë që kjo do të bëhet. Kam besim tek forcat e reja e brezat e rinj të historianëve e politikanëve. Dua të marrë fund stresi i masave popullore. Dua të ketë unitet kombëtar. Çfarë aspiroj unë për Shqipërinë, është një gjë që do ta marr me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *