“Ne jemi duke pritur të shohim se, kur do vdesim të gjithë”

5760Nga Stephen Twigg, The Guardian
“Ne jemi duke pritur të shohim se kur do vdesim të gjithë”- janë fjalët e një banor të qytetit Taiz në Jemen, ritreguar nga një jemeno-britanik në një takim me deputetët në Westminster javën e kaluar. Taiz ka qenë nën rrethim nga rebelët për muaj me radhë, i përjashtuar nga ndihmat humanitare, pa energji elektrike, pa shkolla dhe ku shumica e godinave shëndetësore është mbyllur. Komiteti Britanik për Zhvillim Ndërkombëtar (IDC) kishte ftuar përfaqësuesit e diasporës së Jemenit për të kontribuar për krizën në Jemen.
Ne u tronditëm teksa dëgjonim rreth situatës së dëshpëruar në Taiz, e cila ka një ngjashmëri dëshpëruese me gjendjen në Madaya, Siri. Por bota është duke parë Sirinë, ndërsa kriza në Jemen është injoruar në masë të madhe. Kriza është duke pasur një efekt shkatërrues në të gjithë vendin. Sipas OKB-së, një përqindje e madhe e popullsisë, 82%, ka nevojë për ndihmë humanitare – 21.2 milionë njerëz, në krahasim me 12.2 milionë në Siri. Situata për ushqimin është veçanërisht shqetësuese, me 14.4 milionë njerëz që luftojnë të gjejnë diçka për të ngrënë, duke përfshirë 1.3 milionë fëmijë, të cilët janë shumë të kequshqyer.
Miliona njerëz nuk mund të furnizohen me ujë të pijshëm apo të kenë kushtet bazike të higjenës, ndërsa 1.8 milionë fëmijë janë jashtë shkollave.
Diaspora e Jemenit e përshkroi situatën si një dënim kolektiv, ku popullata po ndëshkohet për veprimet e rebelëve.

Por kush janë rebelët dhe si ndodhi kjo krizë?
Jemeni ka një histori të gjatë konflikti dhe jostabiliteti, e cila e ka lënë atë si vendin më të varfër në Lindjen e Mesme. Kriza aktuale u përshkallëzua në mars, kur një koalicion i udhëhequr nga sauditët filloi sulmet ajrore për të ndaluar përparimin e grupit rebel Houthi, i cili kishte marrë kontrollin e kryeqytetit, Sana’as dhe e detyroi qeverinë të mërgonte në Arabinë Saudite. Ajo ishte menduar si një fushatë e shkurtër nga koalicioni, por po e zvarrit vendin prej 10 muajsh, duke e lënë të bërë copa.
Pasojat më të rënda të kësaj lufte po i paguajnë civilët. Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha në 5 janar se janë më shumë se 8000 civilë të prej marsit, duke përfshirë së 2,795 të vrarë. Civilët përbëjnë gjysmën e të vdekurëve në këtë konflikt, shumica të përdorur si armë eksploziv-shpërthyese në zona të populluara dhe për sulme ndaj spitaleve dhe shkollave. Njerëzit jetojnë nën bombardimet konstante nga ajri dhe nga luftimet në tokë. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *