Ndryshimet klimatike ndryshojnë trupat tanë! Sa më ftohtë, aq më të mëdhenj

Ne e dimë se në historinë e evolucionit tonë përmasat e tupit dhe trurit të njeriut u janë nënshtruar përherë ndryshimeve të vazhdueshme

Lloji ynë, Homo Sapiens u shfaq rreth 300,000 vjet më parë. Ne jemi shumë më të mëdhenj se speciet e hershme Homo dhe kemi trurin tre herë më të madh se njerëzit që kanë jetuar një milion vjet më parë.

Ka pasur debat mbi faktorët që shkaktojnë evoluimin e njerëzve në këtë mënyrë, duke bërë që një ekip kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Cambridge dhe Universiteti Tübingen në Gjermani të kombinojnë të dhëna për më shumë se 300 fosile njerëzore nga gjinia Homo me modelet e klimës për të parë rolin që klima ka luajtur përgjatë evolucionin.

Studiuesit zbuluan se klima, veçanërisht temperatura ka qenë nxitësi kryesor i ndryshimeve në madhësinë e trupit në miliona vitet e fundit. Klima më e ftohtë dhe e ashpër ishte e lidhur me trupa më të mëdhenj, ndërsa klimat më të ngrohta ishin të lidhura me trupat më të vegjël, zbuloi ekipi.

“Sa më ftohtë të jetë, aq më trupmëdhenj janë njerëzit”, tha Dr Manuel Ëill, një studiues i Universitetit Tübingen dhe autor i parë i përbashkët i studimit.

“Nëse keni një trup më të madh – po prodhoni më shumë nxehtësi, por humbni relativisht më pak, sepse sipërfaqja juaj nuk zgjerohet me të njëjtën shpejtësi”,  tha ai

Ndërkohë studuesit nuk kanë gjetur të dhëna për ndikimin e klimës dhe temperaturave të ndryshme përgjatë evolucionit që të kenë ndikuar në madhësinë dhe rritjen e trurit. /gazetapasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *