Natalie Portman shkëlqen si Zhaklin Kenedi, filmi për presidentin mund t’i dhurojë Oscar

Imazhet e saj si zonjë e parë, krah presidentit, në makinë, në pritje zyrtare, në zbritje nga avionët, me tortën me qirinj ditëlindjesh, në dush, e zhveshur, e përlotur dhe e mundur, si zonjë dhe dhe si grua, në ceremoni mortore, mes varreve dhe pas fëmijëve që vrapojnë me cigare në gishta e gotë vere nëdorë !!!

Natali Portman rikthehet në ekranin e madh- duke veshur në trupin e saj të imët Zhaklin Kenedin zonjën e parë të Amerikës. Kritikat po e ngre lart ndonëse deri më tani vdtëm traileri është publikuar.
Filmi mbi Jacqueline Kennedy, gruan e ish presidentit të SHBA-ve, John Kennedy, është dhënë premierë në edicionin e fundit të Festivalit prestigjioz në Venecia.

Aktorja shihet në çastet më vednimtare të jetës së saj në Shtëpinë e Bardhë përkrah presidentit që mbeti i vdekur gjatë një atentati për të cilin, teoritë konspirative valojnë ende. Madje, në një prej skenave ajo shihet të pastrojë gjakun e tij, ashtu siç shihet në dy anët e gruas: e fortë dhe e dobët, triumfuese dhe të brishtë, mes seriozitetit të kërkuar dhe fshehjes së botës së brendshme.
Portman po shihet gjithnjë e më tepër si fituese e çmimit Oscar, për kategorinë e femrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *