Nana i qendiste kryq dimnat

Nana i qendiste kryq dimnat
mbi nji thes andrrash që tash frymon tërthor me pragun e shpisë
atje në qytetin me tezgjahe shinash.
Lamshat me fije t’shkepuna prej xhupash t’vjetër
sillen si vërle e më kthejnë rishtaz te prologu
tue më kryqëzue ndër direkë mëkatesh,
sa herë lamtumirat tubohen solemnisht
e parakalojnë t’ujshme mbi caqe kalendarësh.

Më prit te pragu, malli jem
se kam me ardhë vrikthi me miklue magjinë e kryqeve
e me ripërtëri fëshfërimën e hapave mbi shtroje…

Rozafa Shpuza
gusht 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *