Muzikë nga filmat shqiptarë në International Albanian Brass Festival

Edicioni i II-të i International Albanian Brass Festival do të mbahet në Universitetin e Arteve, Amfiteatrin e Liqenit Artificial nga datat 18- 22 maj. Në të do të marrin pjesë Artiste nga SHBA, Kroaci, Meksikë, Itali, Spanjë, Kosovë dhe Shqipëri.Gjatë këtij festivali do të mbahen Master – Class pranë Universitetit të Arteve në Tiranë cdo dite nga ora 10.00 – 12. 30 dhe 16:00-18:00
Master – Classi udhëhiqet nga: Dr. Gregory Jones– USA, Dr. Brent Shires– USA, Tomislav Spoliar- Kroaci, Hector Tomas– Meksikë dhe Sergio Guarne– Spanjë. Nata e parë hapet me performancën e Albanain National Brass ne sallen Black-Box ne oren 19:00. Një Ansambel i përbërë nga artisteë Shqiptare të trevave te ndryshme: Shqipërise, Kosovës e Maqedonisë.

Programi i tyre do të përmbajë muzikë nga filmat Shqiptarë e të huaj si “Mësonjëtorja”, “Liri a Vdekje”, “Padrino” etj. Këtë koncert Albanian National Brass do e mbajë edhe në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” me datën 22 Maj ora 16:00, ku me mbështetjen e Ambasadës se Izraelit, fëmijeve do iu akordohet me një afat kohor mësimi i gjithës angleze për një afat të caktuar.

Në naten e dyte do të performojnë Dr.Brent Shires- USA, Iris Hasani, Gianmario Strappati Itali dhe Jonida Lazellari. Të tretën Sergio Guarne- Spanjë, Hector Tomas – Meksike dhe Aldi Arreza- Korce. Nata finale do të kulminojë me ansamblin e madh të Brass-Band të Universitetit të Arteve me dirigjent Dr. Gregory Jones, solist Betim Krasniqi- Kosovë, Xhino Daja – Shqipëri. Jepet edhe çmimi “Student of the Year” për studentin më të mirë të festivalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *