Muzetë gjermane kërkojnë veprat të artit të konfiskuara nga nazistët

Muzetë gjermane po luftojnë për të blerë ose rifituar veprat e artit të konfiskuara nga nazistët dhe të shfaqura në ekspozitën e Hitlerit e ashtuquajtur “Ekspozita e degjeneruar e artit “ që u hap 80 vjet më parë në Mynih, njoftuan sot zyrtarët e muzeut.

Në ekspozitën e Hitlerit, e hapur më 19 korrik 1937, janë përfshirë më shumë se 600 vepra arti nga mjeshtrat modernë,  si Kandinsky, Nolde dhe Kirchner të cilat u plaçkitën nga nazistët.

Veprat e artit u konfiskuan si rezultat i mospërputhjeve të shijeve kulturore të Adolf Hitlerit.

Masat e ligjeve ndaluese dhe çmimet e larta në shumicën e rasteve, kanë penguar muzetë gjermane për të rimarrë veprat e artit, që sot gjenden të shpërndara kudo në botë.

“Çmimi i veprave të artit në tregun e sotshëm është “pothuajse i papërballueshëm”, tha Antje Birthaelmer, nga muzeu “Von der Heydt” në Wuppertal, ku nazistët kishin konfiskuar rreth 500 vepra arti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *