“Mjeshtërit e Pikturës Shqiptare 1883 – 1944”, për veprat e njohura, të panjohura e të humbura

Galeria Kombëtare e Arteve organizon të enjten, promovimin e botimit “Mjeshtërit e Pikturës Shqiptare 1883 – 1944”.

Ky botim me autor Xhoan Gugën, është një përmbledhje e veprave të realizuara nga brezi i piktorëve të cilët u shkolluan në akademitë më të mira europiane.
Përmes pikturave dhe një teksti të shkurtër prezantues, puna e autorit i kushtohet piktorëve: Kol Idromeno, Abdurrahim Buza, Zef Kolombi, Andrea Kushi, Vangjush Mio, Ndoc Martini, Androniqi Zengo Antoniu, Sadik Kaceli, Hasan Reci, Vangjush Tushi, Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo, Qamil Grezda.

Veprat e tyre janë përzgjedhur nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, Galerisë së Arteve në Shkodër, koleksioneve familjare të autorëve, si dhe nga koleksione private. Botimi përfshin veprat më përfaqësuese të këtyre piktorëve, të njohura nga publiku, por edhe vepra të panjohura, apo të konsideruara të humbura, të cilat botohen për herë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *