Mirela Kumbaro e nis detyrën e re me një strategji për t’i dhënë fund historisë së mbeturinave!

Mirela Kumbaro, e cila sapo është emëruar Ministre e Turizimit dhe Mjedisit, ka shpallur strategjinë e saj për t’i dhënë fund njëherë e mirë historisë së mbetjeve, të cilat për fat të keq i kemi të hedhura kudo, nga maja e malit, lumenj, dete e kudo.
Kumbaro thotë se të gjitha bashkitë do të zbatojnë të njëjtën metodologji për grumbullimin e  mbetjeve.
“Nga sot e tutje të gjitha bashkitë do të zbatojnë të njëjtën “metodologji për grumbullimin, gjenerimin dhe përpunimim e të dhënave për menaxhimin e mbetjeve”!
Pastrimi i territorit në të gjjithë Shqipërinë, është prioritet absolut i kësaj qeverie! Prandaj koordinimi i punës së bashkive dhe kontrolli i rreptë i administrimit të mbetjeve është pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të sotëm të Këshillit te Ministrave”, tha Kumbaro në daljen e saj para kryeministrisë ditën e djeshme.
“Shpesh përballemi në procesin e menaxhimit të mbetjeve me një situatë kaotike që vjen prej faktit se nga burime të ndryshme në terren vijnë të dhëna që nuk përkojnë me njëra-tjetrën, pasi aktorë të ndryshëm në terren aplikojnë metodologji të ndryshme ose hiç fare, çka bën të vështirë planifikimin në menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Thënë kjo, vlerësimi i shërbimit nga bashkitë në mbajtjen pastër të “shtëpive të tyre”,  bëhet i mundur vetëm nëse ekzistojnë të dhëna të prodhuara sipas së njëjtës metodologji në çdo bashki”, ka thënë ministrja e re e Turizmit.
Mbetet për t’u parë sesi do të implementohet kjo strategji në terren, ndërkohë që në shumicën e bashkive mungon infrastruktura për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave në të gjitha njësitë administrative nën administrim./ gazetapasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *