“La la land”, i nominuar për 7 Golden Globes- filmi që nuk duhet humbur në 2017-ën

La La Land” romanca e përsosur që hap vitin 2017 ne Millennium.

I nominuar për shtatë  Golden Globes, teksa ka fituar 89 cmime dhe numëron plot 158 nominime, i superlëvduar nga kritika, “La la Land” ngre siparin e premierave në ekranin e madh të kinema Millennium. Prej datës 5 janar fillon projeksionet një nga produksionet kinematografike më të përfolura gjatë këtyre ditëve të fundit, një sukses që përforcohet dita-ditës teksa projekton në ekranin e kinemasë një histori të mrekullueshme dashurie midis dy artistëve.

“La La Land” është një komedi, dramë, romantiko-muzikore, shkruar dhe drejtuar nga Damien Chazelle, cili nga ana e tij ka angazhuar në kastin e aktorëve emrat të spikatur hollivudianë si: Ryan Gosling, Emma Stone, John Legend  dhe Rosemarie Dewitt.

“La La Land”  rrëfen historinë e fortë të dashurisë midis dy artistëve të rinj, ajo një aktore dhe ai një muzikant që sapo janë zhvendosur në Los Angeles në kërkim të fatit të tyre. Mia (Emma Stone) është një aktore e re që u shërben yjeve të kinemasë gjatë provave. Sebastian (Ryan Gosling) është një muzikant jazz që interpreton në një piano bar. Pas disa takimesh të rastësishme ata të dy dashurohen teksa ndajnë të njëjtat pasione dhe aspirata, ëndrra dhe dëshira për të bërë emer në art. Por pikërisht atëherë kur fillojnë të kenë sukseset e para, që të dy duhet të përballen me zgjedhje që do të vënë në diskutim marrëdhënien e tyre.

Filmi ka  arkëtuar deri tani 64 milionë dollarë kundrejt një buxheti prej 30 milionë dollarësh. Kritika nuk e ka lënë këtë film pa e vendosur në qendër të vëmendjes duke e zgjedhur si një ndër 10 filmat më të mirë të vitit 2016. Filmi ka fituar Critics’ Choice Movie Award  në kategorinë e filmit më të mirë, ndërsa është nominuar për Golden Globe në kategorinë e Filmit më të mirë, Regjisorit më të mirë, Aktorit për mirë për Ryan Gosling, Aktores më të mirë për Emma Stone, Skenarin më të mirë, Muzikën origjinale më të mirë dhe Këngën origjinale më të mirë.

Ndër  të gjitha kritikat  regjisorin dhe skenaristi ka marrë pjesën më të madhe të lëvdatave, të cilat janë të shumta edhe për performancat e dy aktorëve kryesore Emma Stone dhe Ryan Gosling . Dyshja e katorëve është cilësuar e përsosur, ndërsa filmi është vlerësuar si romanca më e mirë e vitit që sapo u mbyll.  Pra gjithcka flet pozitivisht për një film që ka fituar zemrën e cdo spektatori të thjeshtë apo kritiku që e ka parë.

Skeda e filmit

Titulil: La La Land
Regjia: Damien Chazelle
Skenari: Damien Chazelle
Aktorë: Ryan Gosling, Emma Stone, Rosemarie Dewitt
Kohëzgjatja: 128 minuta
Gjinia: Komedi, Dramë, Muzikal
Sinopsi: Një pianist bie në dashuri me një aktore te re në Los Angeles.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *