Kush ka diplomë më të bukur se Ndre Mjeda?

FB_IMG_1512660590863 FB_IMG_1512660600210 FB_IMG_1512660595163 FB_IMG_1512660597427

Dom Ndre Mjeda (1866-1937) ka qenë klerik, teolog, poet, gjuhëtar, veprimtar e patriot i Rilindjes dhe deputet shqiptar. Shumëkush e ka të njohur poezinë e tij “Vaji i bylbylit” botuar më 1887. Mjeda ndërroi jetë më 1937 në moshën 71 vjeçare, i afirmuar si njeri me dije poliedrike dhe veprimtari në shumë fusha. Megjithatë, u diplomua Doktor në Teologji dhe Filozofi nga Universiteti Pontifik Gregorian më 20 tetor 1931. Aq sa dinjitoz është titulli Doktor, po aq janë të stolisura me ilustrime gjithëngjyrëshe, dhe të shkruara me shkrim të bukur dore, diplomat e Universitetit Gregorian. A keni diploma kaq të bukura sa të Dom Ndreut? Foto: AQSh

#ArkivatKujtojnë
#ArkivaTëGjalla
#DPA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *