Kurthi i Himnit të Flamurit

Pas raportit pozitiv për çeljen e negociatave të cilën e përcolli diplomatia e lartë e BE-së Frederica Mogherini, shefi i qeverisë Edi Rama publikoi një video në rrjetin social Facebook ku himni ynë i flamurit interpretohej në një version ndryshe.

Himni i sjellë në varjantin më ritmik, u bë pjesë e një debati ku pati nga ata që e duartrokitën ashtu siç pati edhe mjaft kritikë ndaj tij.

Ndërkohë, shpërndarja nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, solli reagime mjaft të ashpra ku një sërë politikanësh e kritikuan atë duke e cilësuar si “turp të madh” që institucioni që ajo drejton ka sponsorizuar këtë material që sipas tyre ka deformuar himnin.

Të gjitha reagimet në fakt rezultojnë një “grackë” e madhe pasi ky version është publikuar më 24 dhjetor 2012 (para 6 vitesh) dhe është një produksion i televizionit “Top Channel”.

Materiali i pregatitur si “Kënga e fundvitit” për këtë media, u shfrytëzua nga Rama për të përcjellë mesazhin e negociatave mes këtyre tingujsh patriotikë.

Pjesë e sulmit ndaj ministres Mirela Kumbaro u bë deputeti i LSI-së Luan Rama apo edhe demokrati Tritan Shehu.

“Skandal! Rilindja ka publikuar sot nje “variant” te saj te Hymnit tone Kombetar. Une nuk jam artist dhe as surealist, jam qytetar normal. Per mua eshte nje Karrikature e Vertete!

Hymni eshte e mbetet Hymn, askush nuk mund ta tjetersoje ate, vecanerisht Qeveria.

Degjojeni vete e gjykoni pastaj…..” shkruante Tritan Shehu.

”Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë variant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!, shkruan deputeti i LSI-së Luan Rama.

Më poshtë po publikojmë dy versionet e materialit të publikuar së pari nga Top Channel dhe nga zyrtarët e qeverisë. (TemA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *