Kur Prusti dhe Xhojsi u bënë bashkë dhe e mërzitën thellësisht njëri-tjetrin!

Në 18 maj 1922, tetë muaj pasi James Joyce botoi kryeveprën e tij “Uliksi”, qëllon të jetë i ftuar nga kritiku i artit, rusi Sergei Diagliev dhe kompozitori me famë të përbotëshme Igor Stravinsky, në Hotelin Majestic në Paris.
Aty do të takonte, për herë të parë dhe të fundit, kolosin tjetër të letërsisë bashkohore, shkrimtarin francez Marsel Prust, i cili sapo u kishte dhënë dorën e fundit sagës së romaneve të tij “Në Kërkim të Kohës së Humbur” dhe gjashtë muaj më vonë do të vdiste.
Ka shumë legjenda rreth takimit të dy mjeshtrave të artit modernist, lëvruesve të teknikës së “përroit të ndërgjegjës” dhe ekzistojnë të paktën shtatë versione të bisedës.
Gjithësesi më i besueshmi është ai William Carlos Williamsit, jetëshkruesit të Xhojsit.
Sipas dëshmive të tij, thuhet se Xhojsi erdhi në hotel drejt e nga kafeneja, tërësisht në gjendje të dehur dhe tepër i lodhur për ta mbajtur bisedën gjallë. Ai qëndronte në hollin e hotelit sëbashku me Stravinskin, piktorin e famshëm Pikaso dhe përkthyesin e shkrimtarin anglez Stephen Hudson. Në orën dy të mbrëmjes vjen Prusti ”i vonuar”, i cili kërkon ta gjallërojë bisedën me një kompliment në drejtim të Stravinskit, duke e konsideruar atë një Bet’hoven modern, mirpo përgjigjeja e Stravinskit, se ai e neveriste Bet’hovenin dhe muzikën e tij, rezultoi të qe një katastrofë e vërtet. Prusti nuk pati fat as me Pikason, i cili qoft edhe për mirësjellje ndaj të ardhurit, refuzoi kategorikisht t’i pikturonte një portret, me pretekstin, se kurrë nuk kishte tentuar të pikturonte portrete që nuk i thonin asgjë.
Në këto momente thuhej se Xhojs qe duke dremitur, dhe u zgjua duke gërhitur me zhurmë, kështu që Prusti shfrytëzoi rastin të prezantohej. Janë të shumta këtu aludimet e bisedës së tyre, dhe sipas Williamsit përpos shqetësimeve rreth sëmundjeve, kur erdhi puna të flisnin për veprat e tyre, ata të dy ngjanin si dy personazhe absurdë të Samuel Beketetit, të cilët pyetjeve të gjata të njëri -tjetrit i përgjigjeshin me “Jo” të thata.
Madje ekziston edhe një version që thotë se kur Prousti e pyeti Joyce, nëse e kishte lexuar veprën e tij, ky u përgjigj se fal insistimit të Hudsonit (mikut të përbashkët, perkthyesit të veprës së Proustit në gjuhën angleze), kishte lexuar shkarazi disa kapituj, por që i qenë dukur diçka tepër banale dhe pa talent të madh. Kur tashmë ishte e qartë se takimi kishte qenë një katastrofë dhe dukej se nata i kishte dhënë vetes gjithçka që mund të mbahej mend – duke kujtuar takimin që Xhojs ditë më vonë e quajti situatën “të padurueshme” – pati një ndërprerje. Proust e ftoi Hudsonin (Perkthyesin ) në apartamentin e tij, por nuk qe e thënë të shpëtonte nga Joyce që për çudi duket se iu bashkua planeve të Proustit në momentin e fundit. Ai preferoi të largohej nga hoteli me të njëjtën taksi, veprim që do ta bënte vetëm një i pasjellëm ose një kurnac. Në udhëtimin që ndau Hotel Majestic nga apartamenti numër 44 në rrugën ‘’Hamel’’, ku jetonte Prust, ky i fundit në nerva e sipër nuk ndalet së foluri kuturu i nervozuar, por pa thënë asnjë fjalë të vetme pasagjerit të sediljes së pasme, Xhejms Xhojs-it. Ai u ndje i parehatshëm sepse ishte astmatik dhe Xhojs nuk ndaloi së piri duhanin me llullë, thuajse pa e carë kokën. Me të mbërritur pranë apartamentit, Pusti e pa të udhës ‘’ta hiqte qafe’’ Xhojsin duke i thënë se mund ta linte taksinë e tij ta conte në shtëpi.
Ajo që demonstron mbledhja madhështore është se realiteti nuk ka kurrfarë aftësie për demostifikimin e figurës së shkrimtarit. Kjo na bën të reflektojmë për nevojën që lipset për të ndarë veprën nga autori. Sado i pëlqyer të jesh, është akoma një person tjetër sfidues, një qenie njerëzore që shpesh qëllon të jetë një person i zakonshëm ose i jashtzakonshëm dhe që, në rastin më të keq, mund të bëhet i pakëndshëm, i padurueshëm ose thjesht i mërzitshëm.
Përshtati në shqip: Ervin Nezha


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *