Intervista e Xhungës ndan gazetarët, zhgënjim dhe admirim. Meço: As gazetaria e as drejtësia nuk bënë dot dritë

nexhmijeLajmi se e veja e diktatorit Hoxha do të jepte intervistën e saj të fundit, shkaktoi zhurmë para transmetimit. Shumë kolegë gazetarë e panë këtë me skepticizmën, ndërsa të tjerë ishin kuriozë e me pritshmëri për pyetjet e sidomos për përgjigjet. Mbrëmë në darkë kjo ndarje u thellua edhe më pasi Nexhmija nuk foli për asgjë tjetër veç për dashurinë me Enverin, borxhet e sëmundjen e saj, rehabilitimin e Enverit etj. Pra asgjë e vetme ndoshta nga shumë që kishte pritur opinioni publik. Disa gazetarë në statuset e tyre, shkruan menjëherë se ishin zhgënjyer.
Sonila Meço shkruan se as drejtësia dhe as gazetaria nuk ia dolën të hedhin dritë dhe se intervsita nuk ishte si ato që kemi parë me diktatorë të tjerë, të cilët trajtohen si të tillë, pavarësisht dhe sa jetë kanë apo sa gjatë u ra të jetonin.

Statusi i Sonila Meços në Facebook.

Eshte ne te drejten tone te kerkojme e te marrim nje falje te pakten…
Nuk e morem ne sallen e gjyqit, nuk e morem as mbreme…
Shume dokumenta arkivuar e gjetur nga kolege jane aty.
Mesa duket vetem ato mund te deshmojne ate pjesez histori kur protagonistet e sistemit te jene shuar te gjithe.
Nje interviste per se gjalli, per te gjashte arsyet qe kam permendur dje do ndriconte edhe nje copez udhe te te kuptuarit te atij tmerri. Sepse cdo gazetar ka te drejte te intervistoje kedo ne emer te parimeve profesionale e nepermjet tyre te deshmoje e faktoje, mbroj edhe sot cdo koleg qe do te beje nje interviste te forte si ato qe kane sjelle ne ekran gazetare te njohur me diktatoret e kriminelet me te medhenj te botes.
Por ajo interviste nuk ia doli, ndaj mbetem po me ato brenga rreshtuar ne pritje te historise te beje drite…
Se drejtesia dhe gazetaria nuk ia dolen ne te gjalle…
Nga ana tjetër Anila Basha thotë se mllefi ndaj Xhungës për pyetjet e munguara është i kotë e kush të dojë le të shkojë t’ia bëj vet ato pyetje.

Statusi i Bashës në Facebook

Ej Rudina Xhunga sta pashe intervisten se isha per darke. Dmth sta pashe mimiken e fytyres kur intervistoje. Po termetin qe ke shkaktuar po e shoh perzier me urrejtje frustruar njerez shkalluar qe spo lene gje pa thene ne rrjetet sociale kunder teje. Se Nexhin e konsiderojne te vdekur po mire duket se ishte nga fotot. Qe nga dje ne darke jam e sigurt qe ke siklet disi. Por me bindje them se perderisa e veja e diktatorit nuk do te flase me, kjo interviste do tu sherbeje brezave ta shohin kush eshte e ta kene arkive. Shoh se te kryqezojne per pyetjet per krimet. Ata dhe keta, qe kane 25 vjet qe e lene tjetren te jetoje si ti doje qefi. Mendoj se kaq mundesi pate a te lejoi ajo te beje pas nje akordi paraprak padyshim. Kush ka pyetje te tjera ne mend ti shkoje Nexhit te pularia tia beje. Pffff shoqeri facebook…jemi qe jemi i fusim nje te share. Jam xheloze Xhunga si do ta beja une?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *