Gruaja që reciton në “The Revenant”, nuk u pagua as nuk iu përmend emri

Një grua, zëri i së cilës është përdorur në filmin “The Revenant” nuk është përmendur në titra dhe as nuk është paguar. Zëri i Doreen Nutaaq Simmonds që reciton një poemë në një prej gjuhëve të vendasve amerikanë ishte fillmisht pjesë e regjistrimit të CD-së “Earth and the Great Weather” nga John Luther Adams.
Zëri që është përdorur në një nga skenat reciton në dialektin ‘Inupiaq’ të Alaskës, ndërsa vetë zonja nuk e ka ditur që do të përfshihej në filmin që ka fituar miliona dollarë dhe ka marrë 12 nominime për Oscar duke fituar çmimet për “Aktorin më të mirë” dhe për “Regjisorin” më të mirë. 69-vjeçarja Simmonds, ka thënë se ka qenë i biri që e ka njohur zërin e saj ndërsa shihnin filmin.
Incizimi është shkëputur nga një pjesë e vitit 1994 licencuar nga John Luther Adams/New World Music që kishte të drejtat, prezantuar nga kompania “20th Century Fox” që është distributori i filmit “The Revenant” i është thënë “The Guardian”. Ndërkohë, vetë Simmonds nuk mban mend se çfarë marrëveshje ka firmosur 27 vite më parë për atë recitim.(Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *