Gerti Druga: Sot bota është e ndarë në cinikë dhe ëndërrimtarë, të parët kritikojnë, të dytët krijojnë

E trishte, tashme ska me asgje origjinale, duke filluar qe nga krijimet me ne ze te botes moderne, e duke perfunduar ndoshta edhe ne zonat me te thella, aty ku urbanizimi nuk ka fare pushtet, asnje gje e re. Ka nja 20 vjet, ndoshta edhe me shume, qe kur mendimi modern filloi te unifikohej gati ne nje te vetem, ne kontekstin me te keq te saj, padiskutim. Sot ekzistojne modele per gjithcka, modele gjysem te gatshme, te cilat po shkaterrojne ato ide te reja, te cilat po nuk u ushqyen, perkrahen qe ne fillim, ngelen shume te brishta dhe te cenueshme per te dale ne siperfaqe dhe per tu imponuar si ide funksionale, te suksesshme perballe ketij realiteti permasor, aspak cilesor.
Kur flas per modele gjysem te gatshme, i referohem cdo forme arti, deri te cdo forme marredhenieje njerezore. Imagjinoni nje kenge e cila ne strukturimin e saj, nuk do kishte asnje nga ato marredhenie akordike te cilat e bejne shume te prekshme/dashur per masen me te madhe te njerezve. Me besoni, qe nese ju pelqen nje kenge e caktuar, te jeni te sigurt se nuk po pelqeni kengen/kengetarin ne vetvete, por nje kompleksitet harmonie, akordesh, ngjyrash, te cilat te transferuara ne nje kenge tjeter perseri do ju kishte pelqyer. Ne boten e muzikes se lehte, po marr rastin banal te 4-shes fantastike (I-V-vi-IV). Jane nje kombinim akordik, me te cilat nuk mund te gabosh asnjehere, nuk i degjon dot keq, nuk i shkruan dot keq, te japin po ate ndjeshmeri qe e ke te dashur per veshin dhe te imponuar nga 1000+ kenge te tjera ne bote, me po te njejten strukture! Celesi se pse nje kenge e Beatles, te pelqen me shume se nje kenge shqiptare, eshte tjeter diskutim. Sidoqofte, kthehemi te pjesa e pare, kur ju propozova te imagjinonit sikur keto marredhenie te ndryshoheshin, pra ju te dilnit me nje forme kenge, akordike krejtesisht jo te zakonshme. Keto ide sot, sic eshte vertetuar nja 1000+ here do deshtonin, do kishin nje target fare te vogel pelqyeshmerie dhe askush, madje as vete krijuesi nuk do ta perseriste me te “njejtin” gabim. Kjo pikerisht per shkak te uniformitetit qe ne sot si individ kemi krijuar ndaj konceptit “te pelqyeshme”. Si mund te shesesh sot nje ide, ne momentin kur askush nuk e mirepret nje te tille?

I gjithe ky uniformitet, ka krijuar nje forme cinizmi te ngjitshem, i cili shoqerine tone shqiptare madje e ka shkateruar fare.

Kjo, sepse ketu perveçse uniformizimit te shijes, ekziston edhe uniformizimi i intelektit, i veshur mrekullisht me nje petk fodulleku siç na karakterizon vetem ne. Kur flas per intelektin, nuk mendoj zgjuarsine e paster, nenkuptoj kulturen. Kur nuk ke kulture te thelluar, normalisht nuk mund te kesh nje opinion personal mbi fenomenet, kjo e bazuar ne argumente. Patjeter qe nuk mund ta kesh, sepse te kritikosh, te diskutosh, te pranosh, do te thote te njohesh, do te thote te kuptosh etapat e krijimit te asaj qe do flasesh/mbrosh/kritikosh…
Vetem pelqimi i shpeton kultures/intelektit, flas per pelqimin interaktiv, te sinqerte, ai qe te vendos ate buzeqeshjen e vogel sapo ke mbaruar te degjosh/lexosh/pare/ndjere/shikuar/prekur… dicka. Ky lloj pelqimi ama, pa pjesen e intelektit, ngelet thjeshtesisht dicka momentale, sapo shume te tjere do te ta refuzojne me ngulm qe ajo qe pe/preke/degjove… dhe te thone nuk ishte e mire, edhe ty do te ulet niveli i entuziazmit, pikerisht keshtu vdesin idete e reja, mos kujtoni se duhet ndonje gje e madhe!!!
Une u mora pak me muziken, se per ate me dhemb me shume, po jam i sigurt se cdo forme tjeter arti i nenshtrohet po ketij procesi te trishte indoktrinimi shijesh.
Jam i sigurt se fajin e ka Walt Disney, me ato kukullat Barbie, qe i shnderuan femrat ne manjake te centimetrave, ata heronjte sy bojqielli, qe hipin ne kalë dhe shpetojne femren me seksi ne film, fajin e kane filmat vizatimore qe shikonim ne te vegjel, Katallani apo Kermilli dhe Kerpudha (filma per femije Hitchkokian), fajin e ka Holliwoodi, qe zezakun e vdes te parin ne cdo film me lufte, fajin e ka Schoenberg qe me gjenialitetin e tij, fatkeqesisht hapi rrugen e injoranteve ne muzike, fajin e kane ato palo reklama shqiptare, qe te ofendojne ekzistencen, fajin e kane ligjet e Murphit, qe gjithmone gjejne dicka per te ta futur, fajin e ka Nard Ndoka, qe eshte bere humorist, fajin e kane drejtezat paralele qe nuk u puthen njehere dhe se fundmi graviteti, qe edhe endrrat nuk i la asnjehere te ngjiteshin larte…
Sot bota eshte e ndare ne cinike dhe enderrimtare, te paret kritikojne, te dytet krijojne, ose futu ne mes, ose futja vrapit…

Gerti Druga 25 Maj 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *