“Fustanella Festival” ndez Gjirokastrën

Më 19 maj Gjirokastra mirëpret festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore. Kështu në kuadër të “Fustanella Festival” do të festohet duke kujtuar fustanellën një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve. “Fustanella Festival” do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.

Tri ditë-netë me muzikë nga Shqipëria, Greqia, USA, UK, Italia, Indonezia, Maroku, etj në festivalin më të ri të muzikës dhe trashegimise “Fustanella Festival”, organizuar nga Remont Kapital , që ideon këtë festival për herë të parë duke e cilësuar “kthim tek rrënjët”.

Gjirokastra bëhet gati për një festë pa kufij të muzikës. Me pjesëmarrjen e : V.I.C (Villagers of Ioannina City)- një “experimental psychedelic/rock band” nga Janina; Robert Bisha – një kompozitor, multi-instrumentist dhe një improvizues në piano. Në këtë projekt ai bashkëpunon me një nga grupet frymore më të famshme te world music, Fanfara Tirana dhe Albanian Iso-Polyphonic Choir; Të tjerë të ftuar janë : Redi Hasa&Maria Mazzotta, Filastine&Nova (US/Indonesia) , Transglobal Underground (UK),The River Voices (AL), Sazet e Permetit (AL),  etj.  Ky festival realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Biletat ne Tirane gjenden te Radio dhe Nouvelle Vague Tirana ne Bllok, te Destil Hostel Albania përballë liceut dhe te Padam Boutique Hotel & Restaurant, Tulla – Culture Center dhe Hemingway.

19-21 maj 2017, Kala Gjirokastër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *