Fotot e rralla/ Si u krijuan fermat shtetërore në rrethin e Vlorës

Gëzim Llojdia
Dekreti i datës 4 prill 1970 sjell një serë ndryshimesh jo vetëm në emertime por edhe në krijime dhe bashkime fshtrash për të krijuar fermat bujqësore.
Dekreti i plote: Dekret Nr.4681, datë 4.4.1970: ”Mbi disa ndryshime në ndarjen administrative tokësore të Republikës Popullore të Shqipërisë”. Në mbështetje të nenit 7 të ligjës nr.4352, datë 13.12.1967,
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
VI. Në rrethin e Vlorës
1. Qëndra e fshatit Llakatund shkëputet dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin fshati Shushicë.
2. Lagja Mekat shkëputet nga fshati Llakatund dhe krijon njësi administrative më vehte me emërin fshati Mekat.
3. Lagja Grabian shkëputet nga fshati Llakatund dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin fshati Grabian.
4. Lagja Picar shkëputet nga fshati Lubënjë dhe krijon njësi administrative më vehte me emërin fshati Picar.
5. Fshati i bashkuar Llakatund prishet.
6. Krijohet fshati i bashkuar N.B.SH. ”Lufta e Vlorës” me fshatrat Grabian, Lubënjë, Llakatund, Mekat, Picar dhe Shushicë.
7. Lagja Babicë e Vogël shkëputet nga fshati babicë dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin fshati Babica e Vogël.
8. Lagja Xhyherinë shkëputet nga fshati Babicë dhe krijon njësi administrative më vehte me emerin fshati Xhyherinë.
9. Fshati i bashkuar Babicë prishet.
10. Krijohet fshati i bashkuar N.B.SH. Vlora” me fshatrat Babicë, Babica e vogël, Bestrovë dhe Xhyherina.
11. Lagjja Kotë shkëputet nga fshati Mavrovë dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin fshati Kotë.
12. Lagja Petë shkëputet nga fshati Mavrovë dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin Fshati Petë.
13. Lagja Vllahinë shkëputet nga fshati Kocul dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin fshati Vllahinë.
14. Krijohet fshati i bashkuar ”N.B.SH. Kota” me fshatrat Kotë, Petë dhe Vllahinë.
15. Lagjja Ceprat e fshatit Risili krijohet njësi administrative më vehte me emrin fshati Ceprat dhe lidhet me fshatin e bashkuar Risili.
16. Lagja Penkovë e fshatit Peshkëpi krijohet njësi administrative më vehte me emrin fshati Penkovë dhe lidhet me fshatin e bashkuar Peshkëpi.
17. Lagja Vodicë shkëputet nga fshati Drashovicë dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin fshati Vodicë.
18. Krijohet fshati i bashkuar Drashovicë me fshatrat Drashovicë dhe Vodicë.
19. Lagjja Skrofotinë e fshatit Cerkovinë krijohet njësi administrative më vehte me emrin fshati Skrofotinë dhe lidhet me fshatin e bashkuar Cerkovinë.
20. Lagja Dukat i Ri shkëputet nga Fshati Dukat dhe krijon njësi administrative më vehte me emrin fshati Dukat i Ri.
21. Krijohet fshati i bashkuar Dukat me fshatrat Dukat dhe Dukat i Ri.
22. Lagjja Mazhar e fshatit Lapardha krijohet njësi administrative më vehte me emrin fshati Mazhar dhe lidhet me lokalitetin e Kotës.
23. Lagjja Golimbas e fshatit Sevaster krijohet njësi administrative më vehte me emrin fshati Golimbas dhe lidhet me lokalitetin e Kotës.
24. Lagjet Gjilekë dhe Kallam të fshatit Dhërmi krijojnë njësi administrative më vehte me emrin fshati Gjilekë dhe lidhet me lokalitetin e Himarës.
25. Lagjja e Ilias e fshatit Vuno krijohet njësi administrative më vehte me emrin fshati Ilias dhe lidhet me lokalitetin e Himarës.
26. Qyteti i Vlorës ndahet në 14 lagje.
27. Qyteti i Himarës ndahet në tre lagje.
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

Sekretari: Kryetari:
Bilbil Klosi Haxhi Lleshi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *