Femra nudo e Modiglianit ndër më të shtrenjtat në ankand

Një pikturë e artistit italian Amadeo Modigliani, një femër nudo, për të cilën ka pasur polemika të shumta, është bërë një nga veprat më të shitura ndonjëherë në ankandin e New Yorkut.

Piktura e vitit 1917 “Nu couché (sur le côté gauche)”, e cila përshkruan një femër të zhveshur të shtrirë, është shitur për 157.2 milionë dollarë në New York Sotheby, mbrëmjen e së hënës, duke bërë që të jetë vepra me çmimin më të lartë të shitur në ankand në historinë e institucionit.

Ndërkohë që shtija ra poshtë rekordit prej 450 milionë dollarësh, të një pikture në ankand, e arritur nga “Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit në vitin 2017, e cila tejkaloi vlerësimet fillestare.

Piktura e diskutueshme e ‘Nu couché’ e Modigliani thyen rekordin e ankandit.

Përllogaritja e mëparshme e rekordeve prej 140 milion $ është vendosur nga Christie në 2015 për “Les femmes d’Alger (Versioni ‘O”) i Pablo Picasso, që është shitur për 179.4 milionë dollarë.

Piktura më e shtrenjtë e shitur nga piktori italian Modigliani, është po nga seria e pikturave të tij nudo, e cila është blerë nga miliarderi kinez Liu Yiqian për 170.4 milionë dollarë në vitin 2015.

Pikturat e paraqitura për herë të parë në një ekspozitë në Paris, nxitën polemika, pasi u konsideruan të turpshme nga ana e policisë franceze, dhe ekspozita u mbyll brenda disa orësh.

Piktura të tjera nga Mogigliani kanë tërhequr vëmendjen dhe janë shitur me shuma të mëdha. “Nude Sitting on a Divan(The Beautiful Roman Women)” u shit për 69 milionë dollarë në Sotheby në New York, në vitin 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *