“Elektriçisti i Trepçës” shkon në “The Monthly Film Festival” në Angli

elektricisti“Elektriçisti i nëntokës” është një dokumentar observativ, i sjellë nga Valmir Tertini pa narrator dhe pa intervistë strikte, ku vetëm përmes pamjeve tregohet profesioni i Ajeti Ferizit.

Aty tregohen vështirësitë, dëshira për të punë, komunikimi me kolegë, argëtimi e gjithçka tjetër që i ndodh brenda orëve të gjata nëntokë, 57 vjeçarit minator.

Një film dokumetar i xhiruar 683 metra nën tokë sjell rrëfimin e personit i cili punon që 38 vite brenda në minierën e Trepçës në Mitrovicë.

Premiera e dokumentarit ka qenë në Tiranë, pastaj është shfaqur në Prishinë në festivalin e artin HAPU, në Pogradec në Balkan Film Festival dhe së fundmi në Albanian Film Week. Dokumentari është pranuar në festivalin e muajt në “The Monthly Film Festival” dhe “Wiper FilmFestival” ku do të shfaqet Online, për adhuruesit e dokumentarit observativ. Dokumentari është në konsiderat dhe duke u shqyrtuar edhe në 22 festivale të tjera të botës në garën për dokumentarin më të mirë. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *