Ekspozita, 16 bandat shqiptare të 1900-ës

Pas vitit 1909 dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Xhonturqve, në Shqipëri u krijuan hapësira për të zhvilluar kulturën dhe kështu nisën të krijohen klubet kulturore.

Një sërë bandash frymore u ngritën në Shkodër ku pothuajse çdo lagje kishte bandën e saj. E njëjta gjë nisi edhe në Korcë, Elbasan, Vlorë etj. Qytetet e mëdha kishin Banda ndërsa të voglat Fanfara.
Shoqata “Artistët Interprete” organizon Edicionin e II-të të International Albanian Brass Festival nga datat 18-22 maj.

Në kuadër të saj organizohet edhe ekspozita “Retro Brass”- historia e Bandave Frymore shqiptare në fotografi. Ekspozita është realizuar nën kujdesin e Prof. Asoc. Dr. Sokol Saraçi dhe Ilir Kodhimës. Në këtë ekspozitë fotografie paraqiten: Banda e Maestro Canales, Shkodër (1879), Banda e drejtuar nga Frano Ndoja, Shkodër (1889), Banda e Bashkisë, Shkodër (1928), Banda e Shkollës Franceskane, Shkodër, (1930), Grupi Muzikor “Malet Tona” Shkodër, (1930), Banda e Shkollës së Parrucës, Shkodër (1931), Banda e shkollës së lagjes “Parrucë”, Shkodër (1933), Banda Muzikore e Shoqërisë Antoniane (1939), Banda “Iliria” Korçë, (1909), Banda Kombëtare “Vatra”, Masachusets, (1912), Banda Muzikore Shqiptare, Shkup, (1912), Orkestra e Parë Frymore e Elbasanit, (1917), Shoqeria “Bogdani”, Tiranë, (1923), Banda e Bashkisë Tiranë, (1925), Banda e Pogradecit (1927), Banda Mbretnore, Tiranë (1928).
Këto banda luanin pjese nga kompozitorë të shquar si Verdi, Shubert etj të përshatur për formacionon e bandës frymore. Fran Ndoja, Martin Gjoka, Palok Kurti, Anton Muçi filluan të përshtasin muzikën shqiptare për formacionin e tunxhit, të arranzhonin këngët e kohës, por edhe të shkruajnë vetë muzikë.

Në këtë mënyrë këto klube kulturore nisën të funksiononin edhe si shkolla muzike për instrumentistët amatorë që luanin në këto banda. Kjo sigurisht që dha një impakt në mësimin e instrumenteve, mësimin e muzikës së kultivuar.

E kështu më vonë do të kishim personalitete të shquar të muzikës si Çesk Zadeja, Preng Jakova, Tonin Harapi, Ramadan Sokoli etj. Kështu këto banda nisën të kishin një efekt nacional, mobilizues patriotik dhe rilindas njëkohësisht.

Kjo lëvizje kulturore mori hov dhe solli gjallëri jo vetëm në aspektin e jetës së përditëshme dhe gjallërimin e saj, por në edukimin dhe me muzikë të mirë e bashkohore. Disa prej këtyre klubeve kulturore filluan të kishin grupin e teatrit, të pikturës, të këngës etj.

u3_6Q BandaPatriotikeVatra images

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *