Çmimi Onufri shkon për një artiste të huaj

Shpallet çmimi “Onufri XXIII”

Artistja malazeze Jelena TOMASEVIC është fituesja e edicionit të 23-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri” – AU FIL DU TEMPS – Kujtesë kolektive, kujtime personale.

Juria e perbërë nga tre artiste, Lumturi Blloshmi, Greta Dhaskali Lami dhe Ledia Kostandini, shpalli veprën “Mixed Memor”, 2017, mix media, wall installation, glass, wood, paper…, 4m, si më të arrirën e kësaj ekspozite me arsyetimin:

“Jelena Tomasevic arrin të përcjellë një kolazh eksperiencash njerëzore nëpërmjet narracionit dhe metaforës, në një tablo të gjerë përjetimesh. Ajo koleksionon impulset që i ofron memoria. Tomasevic filtron eksperiencën kolektive përmes një gjuhe figurative tejet simbolike, duke ofruar qëndrimin e saj personal ndaj fenomeneve të ndryshme sociale”.

Në këtë edicion të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri” morën pjesë dhjetë artistë nga vende të ndryshme të botës: Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro.
Ekspozita u kurua nga Gaetano Centrone.

Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri XXIII”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 Janar 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *