Çfarë është parashikuar për Elon Musk në vitin 1953? Miliarderi kërkon të dhëna të sakta!

Një shkrimtar në vitet 1950 paska parashikuar se qeveria marsiane me tokësorët e parë do të drejtohet nga një person i quajtur Elon.

Kjo është përgjigja e një tweet-i që Elon Musk ka bërë për fatin.  “Fati, fati. Nuk i shpëtoj dot” shkruan miliarderi.

Ndërsa ndjekësi Toby Li, si përgjigje shkruan: “Meqë po flet për fatin, a e di se në librin “Projekti Mars”  Von Braun, shkruar në vitin 1953 është pikërisht një njeri me emrin Elon që çon njerëzimin në Mars. 

Braun, një inxhinier dhe arkitekt i hapësirës, në historinë e tij thotë se lideri o qeverisë martiane do të jetë Elon.

Në tetor Elon Musk parashikoi se njerëzit do të shkelin në Mars në vitin 2024.

Ndërsa në prill përmes tuiterit ai tha se “nëse ne krijojmë një jetë ndërplanetare, disa bimë dhe kafshë që mund të zhduken në Tokë, mund të jenë gjallë në Mars’.

Ky fakt ka kuriozuar Musk, i cili ka pyetur nëse kjo është e vërtetë dhe ndjekësi e ka sigurar se po,  por duke shtuar ae Elon nuk është njeri në libër po  emri o qeverisë  së zgjedhur martiane. Gazetapasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *