Biografia e gjumit

FB_IMG_1454193615587

Aleš Debeljak (25 Dhjetor 1961 – 28 Janar 2016)

Biografia e gjumit

Banka, flamuj, anije, festa, luftim gjelash, spaleta,
kuaj anglez gdhendur mbi pllaka bakri, roje të vrarë,
dhe divizione elitare. Si kuadre filmike kalojnë. Zhduken
si bisedë gjatë dremitjesh pasdite. –
Pranoje. Mbërritja dhe skena e braktisur janë e njejta gjë.
Prej pemës së mbjellur dhe faqesh testamenti vetëm
një emër mbetet, që dikush e futi në fjalor. Asgjë
më tepër. Oh, ndoshta për një çast dikush kujtohet
për metamorfozën e zbehtësisë në të purpurt: si në kohrat
e kahershme me lordë. Përndryshe nuk do të thotë asgjë.-
Çirr zhubrat rozë prej kraharorit, përkulu mbi kuba gjeometrikë
graniti, merr frymë. Tani. Si të burgosurit e Stamhaimit.

*@Poeteka-Përktheu nga anglishtja në bashkëpunim me autorin Maks Leka. Ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare shkrimtari i njohur slloven Aleš Debeljak. Aleš Debeljak ishte poet, eseist dhe kritik letrar, një nga veprimtarët e njohur mendimit të ri europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *