Bali në Indonezi,një mrekulli botërore e turizmit

Muaji i mjaltit është mbase periudha më e bukur e jetës  së njeriut  dhe çdokush do të dëshironte ta kalonte këtë kohë në mënyrën më të bukur me njeriun e dashur të zemrës.Në botë ka shumë destinacione të bukura për të kaluar muajin e mjaltit.

Nëse do t’ju jepet mundësia, mos ngurroni të vizitoni këto destinacione,se do ta bëjnë muajin tuaj të mjaltit vërtetë një eksperiencë të paharrueshme.

Një mrekulli e vërtetë janë dhe pushimet në  Bali të  Indonezisë.

Bali është një ishull i mrekullueshëm që ndodhet në arqipelagun e Indonezisë.

Për ndryshim nga shumica e vendit, e dominuar nga kultura islame, Bali është një gërshetim i kulturës dhe artit Hindu.

Aty do të gjeni një natyrë magjepsëse, plot me lule, oriz dhe temjan, thuajse pranë çdo tempulli, shtëpie apo restoranti.

Periudha më e mirë për ta vizituar Balin është nga qershori deri në shtator, kur lagështira e ajrit është më e ulët.

Bali, megjithëse destinacion shumë i largët, do të mbetet për ju një eksperiencë ndryshe dhe e papërsëritshme./ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *