Anri Sala është bërë më hermetik”, artisti pushton mediat me “Answer me”

“Anri Sala është bërë më hermetik”, artisti pushton mediat me “Answer me”

Ka disa punë artistike që të fiksohen në tru. “Dammi i Colori,” video e vitit 2003 nga artisti shqiptar Anri Sala, është një prej tyre. Roberta Smith shkruan në New York Times për ekspozitën e Anri Salës në tri katet e New Museum në New York.

E kam parë atë për herë të parë në Bienalen e Venecias së atij viti,  dhe sillte një argument se si arti është i nevojshëm në një qytet të traumatizuar.

Tani mund të shihet tek “Answer me” 2008, një vëzhgim i artistit në New Museum. Videoja është një prezantim i eksplorimeve të tij më së shumti në video, zë, kohë, ngjyrë, arkitekturë dhe në politikat e jetës moderne. Ekspozita është instaluar në mënyrë brilante dhe është më shumë për muzikën se sa për folkun.

Disa video luhen në hapësira të gjera, sidomos në katin e tretë, ku një ekran i madh varet nga tavani për të shfaqur nga të dyja anët, tingujt e tyre të përzierë dhe bisedat. Dhe kati i katërt paraqet një kryevepër të Salës, “Ravel Ravel”, në një ekran dyfishtë, 16 instalime zëri. Të dyja veprat janë parë në Bienalen e Venecias më 2013 dhe tashmë nuk dalin nga truri im.

Kthehemi pas tek “Dammi i Colori”, titulli i së cilës është marrë nga “Tosca”. Ajo është bërë në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, ku Zoti Sala ka lindur më 1974  deri më 1996, kur iku për ne Paris, studio film dhe video e më pas u vendos në Berlin. Në kohën e filmimit, më 2002, Tirana i ngjante një zone lufte në shërim: nga dekadat komuniste dhe korrupsioni; rrugë të pashtruara e shërbimet bazë të munguara.

Në vitin 1998, si student i artit, ai kishte krijuar tashmë filminIntervista” (Finding the Words) që u shfaq të mërkurën teatrin e New Museum. Në atë vepër, Sala është përballur me të ëmën, si një “mbështetëse” ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Kuratori Massimiliano Gioni shkon më thellë dhe në intervistën e botuar në katalog, shkruan se: “Nuk është vetëm shqetësimi për të vërtetën, por edhe një devotshmëri drejt sinqeritetit që vrapon mes shumë punëve të tija të hershme, që prezanotjnë një  kontrast dramatik.”

Ben Davis shkruan në Artnet se “kjo(Shqipëria) tregon një fije që ka rëndësi për madhështinë e vështirë në punën e Anri Salës. Ka një kompleksitet dhe cilësi cerebrale në artin e tij, sigurisht. Në punët e fundit, ai është bërë më hermetike dhe tërësisht lirik në shqetësimet e tij. Por mbi të gjitha, ai ende lë të kuptohet një besim në fuqinë e artit që një audience cinikë, një audiencë nga media e ka të vështirë të besojë në të, por mund ta shpërndajë.(Pasqyre.al)

Anri Sala: Answer Me” mund të shihet në New Museum në New York, deri më 10 prill 2016.

(Media të ndryshme kanë shkruar për ekspozitën e Anri Salës, që nga New York Times, tek “The Guardian”, Artnet, etj. Më lart është bërë një përmbledhje e tyre)

 SALA ANRI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *