A është bërë tregu i artit partner padashje në krim?!

Nga Graham Bowley dhe William K. RASHBAUMFEB/ NEW YORK TIMES

Shitja e veprës së Henri Toulouse-Lautrec “Au Lit: Le Baiser” është në qendër debatit.
Kur shisni shtëpinë, në dokumente ka shumë detaje, duke përfshirë emrin tuaj dhe një listë emrash të njerëzve që e kanë pasur në pronësi para jush. Por, kur dikush shet një vepër arti në ankand – qoftë edhe diçka me vlerë 100 milionë $, ndryshe nga ç’ndodh me shtëpinë tuaj, fshehja e identitetit është tipike.

Ah, dokumentet mund ta identifikojnë veprën si të ardhur nga “një koleksion evropian”. Por blerësi zakonisht nuk ka të dhëna se cili është ai ose ajo me të cilin ka të bëjë në të vërtetë. Ndonjëherë, çuditërisht, shtëpia e ankandit nuk e di as vetë se kush është shitësi.

Fshehtësia ka qenë prej kohësh në qendër të botës së artit. Anonimiteti mbron privatësinë, shton mistikën dhe pret lidhjet e tregtisë nga transaksione të tilla. Por disa ekspertë, po thonë se ky lloj gjykimi – themeluar në një kohë kur vetëm pak njerëz te pasur qenë pjesë e tregut të artit – nuk është vetëm i çuditshëm, por edhe i pamatur, pasi arti i tregtuar si mall ngjall dyshime se po shërben për pastrimin e parave.

“Tregu i artit është një terren ideal për pastrimin e parave”, tha Thomas Christ, anëtar i bordit të Institutit të Bazelit për Qeverisje, një organizatë jofitimprurëse zvicerane që e ka studiuar këtë çështje. “Ne duhet të kërkojmë transparencë, ku i merrni paratë dhe ku shkojnë ato”.

Debati për anonimitet në botën e artit është intensifikuar gjatë vitit të kaluar, ushqyer pjesërisht edhe për shkak të daljes së Panama Papers, që nxorrën detaje mbi përdorimin e perdeve të korporatës për të fshehur pronësinë, evituar taksat dhe për t’i krijuar lehtësi krimit.
Tani grupe te ndryshme ekspertësh, si Instituti i Bazelit, po kërkojnë nga shtëpitë e ankandeve të mos ruajnë sekretin dhe të luftojnë pastrimin e parave. Shtëpia e Ankandeve “Christie” ka thënë muajt e fundit se ka forcuar politikën e saj dhe se tani kërkon agjentë për të shitur një vepër si edhe të tregojnë emrin e pronarit që ata përfaqësojnë.

Aksionet janë rritur së bashku me vlerën në rritje të artit, me rreth 63.8 bilionë dollarë vlerë të shitjeve në vitin 2015.

Në një rast të pastrimit të parave, autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarët e Malajzisë dhe bashkëpunëtorët e tyre në një ankese civile për konvertimin e miliarda dollarëve të fondeve publike dhe shpërdorimin e tyre në investime si pasuri të patundshme dhe investime në art. Kryevepra nga Basquiat, Rothko, Van Gogh dhe të tjerë janë blerë, shumë prej tyre nga Christie, në bazë të një ankese të paraqitur nga prokurorët federalë. Më vonë, një kompani në Ishujt Kajman, në pronësi të një prej pastruesve te parave të akuzuar, mori një kredi milion $ 107 nga Sotheby në 2014 duke përdorur disa prej këtyre veprave të artit si kolateral, thonë autoritetet.

Së fundmi është zbuluar se shtëpitë e ankandeve vetë jo gjithmonë e dinë se artin e kujt po shesin. Në një rast, një koleksionist ka akuzuar Sotheby për shitjen e veprës së rij me vlerë 16 million dollarë- bëhet fjalë për një pikturë nga Henri Toulouse-Lautrec, pa e ditur që në fakt e kishte ai në pronësi atë.

Vepra e Toulouse-Lautrec, “Au Lit: Le Baiser”, e dërguar për shitje në Sotheby në Londër në 2015, tregon dy gra të përqafuara në një shtrat. Tregtari zviceran i cili solli punën në Sotheby, Yves Bouvier, nënshkroi dokumentet standarde për shitjen, dokumente që kërkojnë që dërguesi të tregojë se ai ose ajo, ose e zotëron pikturën, ose është i autorizuar për të shitur atë. Pas shitjes, atij iu dhanë të ardhurat./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *