Bertolt Brecht
“Qëndrimi kritik
I tingëllon shumë njerëzve si i pafrytshëm
Ngaqë kanë përshtypjen se shteti
As ua vërshëllen kritikave të tyre
Por në këtë rast i vetmi qëndrim i pafrytshëm
Është ai i pavendosur. Jepini kritikës muskuj
Dhe shteti do të bjerë para saj.
T’i japësh drejtim një lumi
Të shartosh frutin e një peme
Të arsimosh dikë
Ta shndërrosh një shtet
Këto janë disa shembuj kritike që jep fryte
Dhe njëkohësisht shembuj arti.”
(Shqip – Edon Qesari)