I dashuruar me Palestinën – Mahmoud Darwish
Sytë e tu janë shigjetë mbi zemër
Gërvishin, por i adhuroj.
I mbroj nga era
Dhe i mbështjell ndan natës dhe në dhimbje
Kështu plaga e saj ndricon yjet,
Transformon të tashmen në të ardhme,
Më të shtrenjtë se shpirtin tim.
Harroj do kohë më vonë
Kur sytë tanë u kryqëzuan
Që një herë e një kohë qëndronim
bashkë, pas portës.
Fjalët e tua ishin muzikë
Që unë përpiqesha ta këndoja ende,
Por fatkeqësia u preh
Mbi buzët e celura.
Fjalët e tua si dallëndyshe
Fluturuan prej shtëpisë time,
Flatëruan edhe portën tonë
e pragun vjeshtor
duke të këmbakëmbur ty,
ku të drejtojnë pasionet ….
Pasqyrat tona janë thyer
Trishtimi ka mbushur bash 2000 vjetë,
Kemi mbledhur copëzat e tingujve
Dhe kemi mësuar të qajmë atdheun.
Do ta mbjellim sëbashku,
Në kraharorin e një kitarreje;
Do t’i biem mbi catitë e diasporës
Në hënën e shprishur dhe mbi gurë.
Por kam harruar,
oh ti me zë të panjohur!
Kam harruar,
Ishte nisja jote
Që ndryshku kitarrën,
Apo qe heshtja ime ?
Të pashe d je në port
Udhëtar pa asnjë shenjë dalluese … pa familje.
Vrapova drejt teje si një jetim
Pyesin urtësinë për paraardhësit:
Pse ta tërheqësh zvarrë kopshtin e gjelbër
Në burg, në azil, drejt portit
Megjithë udhëtimin e djallit, mbetet
Aroma e kripëse dhe e dëshirës së zjarrtë,
Përherë e gjebërt?
Shkrova në bllokun tim të shënimeve:
Dua portokallet dhe urrej portin,
Shtova në bllokun tim të shënimeve:
U ndala në port
Jeta kishte sytë e dimrit,
Kishim lëkurat e portokalleve
dhe pas meje rëra ishte e pambarimtë!
Betohem, do të mbart për ty
Një shami prej qershie
Do të gdhend poezi për sytë e tu
Me fjalë më të ëmbla se mjalti
Do të shkruaj “je palestinez dhe do të qëndrosh i tillë”
Palestinezë janë sytë e tu,
Tatuazhi yt
Palestinez është emir yt,
Ëndrrat e tua
Mendimet e tua dhe shamia jote.
Palestinezë janë këmbët e tua,
Silueta jote
Fjalët e tua dhe zëri yt.
Palestinez lind, palestinez vdes.
©Sabina Veizaj