U shemb nga ndërhyrjet e dëmshme, ja kisha e restauruar e 1778-ës

Kisha e saporestauruar e Shën Spiridhonit në Vuno të Himarës i është rikthyer “jetës”, pas një nderhyrje që ka përmirësuar ndjeshëm gjendjen e saj.
Ajo është kishë e vitit 1778, që u shemb para një viti e gjysëm nga ndërhyrje të bëra keq.
Tashmë rikthehet e plotë dhe  do të jetë pjesë e Rrugës së Besimit – itinerari turistik i kishave të Bregut projektet për restaurim të të cilave janë tashmë gati nga IMK.

Kisha e sapo restauruar e Shën Spiridhonit në Vuno,  është një nga ndalesat qê synojnë t’i rikthejnë imazhin e humbur zonës. Është prezantuar të shtunën programi i rijetëzimit të Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër në funksion të turizmit. Pas vendosjes nën mbrojtjen e shtetit të këtyre dy fshatrave si zona të mbrojtura, përmes këtij programi do ndërhyhet edhe në rrugica, mure, dritare e çati. Nisma “Trashëgimka si motor zhvillimi” e Ministrisë së Kulturës synon t’i kthejë këto mjedise të trashëgimisë historike dhe kulturore në një motor zhvillimi të mëtejshëm për gjithë zonën. Në këtë zonë janë 110 monumente kulture, shumë prej të cilave gjenden pikërisht në Vuno, Dhërmi dhe Himarë.

FB_IMG_1459706964239

FB_IMG_1459707040630

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *