“Rrugët”, filmi që Mevlan Shanaj e ndërpreu më 1997 prej gjendjes së jashtëzakonshme

meevlannn
“Rrugët” dokumentar i xhiruar në dy kohë, 1997 dhe 2015. Një shfaqje e hapur më 20 janar ora 19.00 në kinema Millenium”. Kështu e ka lajmëruar regjisori Mevlan Shanaj filmin e tij më të ri të titulluar “Rrugët”. Me skenar dhe regji të tij, pjesa e parë e filmit është realizuar më 1997, ndërsa pjesa e dytë është realizuar pas 18 vitesh në vitin 2015.
Mësohet se xhirimi i filmit i filluar më 1997, u ndërprenë më muajin mars të atij viti për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Dokumentari sjell pamje të Tiranës së kohës, ku mes kaosit, dëgjohet simfonia “Bolero”. Në të Shanaj rrëfen vetë, për kthimin në atdhe nga Suedia pa fshehur mbase ndjesitë që ai ka pasur vetë ditët e mbërritjes. “Pasqyre.al” shkruan se në film, Shanaj tregon: “Gjatë kësaj kohe me ndërrimin e sistemeve politike kanë ndërruar bisedat, tabelat. Çdo gjë është shumëfishuar, njerëzit, gazetat, dyqanet dhe sigurisht makinat”. Ai e nis rrëfimin për shtëpinë e tij në rrugën “Hoxha Tahsin”, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, emri i të cilit i është vënë një rruge ku shumica e banorëve kanë qenë analfabetë. Filmi ka një monolog që në jep përditshmërinë e zonës. Në pak imazhe e karaktere, zbërthehet Shqipëria e atyre kohëve. Bisedat e kohës sillen rreth fajdeve e firmave piramidale”. (Pasqyre.al)
mevlan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *