Rikthehet “My big fat greek wedding”

Pas 13  vjetësh rikthehet në një kapitull të ri, një nga komeditë romantike më të suksesshme. Është “My Big Fat Greek Wedding 2” që vjen premierë në ekranin  e madh të kinema Millennium prej datës 31 mars.
Pasi kanë kaluar shumë kohë të fokusuar tek vajza e tyre adoleshente, e cila është në përfundim të shkollës së mesme, Toula dhe Ian përballen me probleme martesore ndërsa u duhet të jenë në një tjetër dasëm tipike greke këtë herë edhe më e madhe. Ndërsa Toula dhe Ian përpiqen që të zgjidhin problemet e tyre, një sekret familjar zbulohet nga e shkuara.

Filmi është drejtuar nga regjisori Kirk Jones bazuar në skenarin e Nia Vardalos. Në film luajnë aktorët Nia Vardalos, John Corbett, Lainie Kazan, Michael Constantine, Andrea Martin, Ian Gomez dhe Elena Kampouris. Ky film shënon të tretin bashkëpunim midis  John Corbett dhe Nia Vardalos.  Edhe ky film ashtu si i pari është prodhuar nga Tom Hanks, Gary Goetzman dhe Rita Wilson

Xhirimet  e filmit filluan në fund të muajit maj të vitit të shkuar në Toronto. Ndërsa filmi ka filluar të shfaqet prej pak ditësh në kinematë amerikane.
Komedia ka rezultuar nje sukses ne arketime duke marre aprovimin absolut te publikut. Ajo plotësoi parashikimet e specialistëve përsa i përket arkëtimeve të fundjavës së parë. Parashikimet ishin për rreth 15 milionë dollarë fitime ndërsa shifra arriti deri në 18 milionë dollare duke mbuluar buxhetin e filmit dhe duke e renditur komedinë në vend të tretë të arkëtimeve amerikane pas “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe “Zootopia” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *