Një shtëpi muze për Ali Asllanin

Gëzim Llojdia

1. E vendosur në zonën e Skelës , shtëpia ku dikur jetoi poeti i famshëm liriku i madh, diplomati,sekretari i këshillit të ministrave të qeverisë së Ismail Qemalit, Ali Asllani tashmë në pronësi të Fahri Shaskës. Fahriu vet me kontributin e tij ka kthyer në bibliotekë të madhe dhe një ndër të veçantat në Shqipëri koleksione të rralla dhe botime të tilla në disa gjuhe të huaja, ndërtesën ku dikur jetonte poeti. Ali Asllani i konsideruar një nga më të famshme e poetëve dhe ndriçues të shquar të Labërisë dhe me gjerë, ishte një poet lirik i veçantë. Ali Asllani, erdhi në botën tonë në një ditë vecanrishtw bekuar. 28 Nëntor 1884 në fshatin me emër të çuditshëm Vajzë. Fshati Vajzë gjendet në udhëkryq të udhëve, që të nxjerrin në Kudhës -Gërhot. Ku është shtëpia e poetit? Poezia e tij, korrespondenca e tij, kulturore dhe jeta sociale, dorëshkrimet e tij, koleksionet e vlefshëm të dokumenteve, korrespondenca dhe urdhërimet e tij, koleksionet origjinale të poezive, në dorëshkrimin e tij. Ku gjendet një grup të vlefshme i koleksioneve, mjetet personale që i përkasin poetit , mobilieve dhe sendet shtëpiake të cilat konsiderohen si objekte të çmuara, që përfaqësojnë epokën e ç e dy shekujve, fundit të shekullit të 18-të , deri në gjysmën e shekullit të njëzetë?Të gjitha këto nuk gjenden ngase ai iku prej aty për në një fshat tjetër të Vlorës ku rrit dhe më tej nëpër shkollime të tjera tej territoreve të atdheut të tij ai shkoi gjer te molla e kuqe por Vlorën dhe Vlorën thelb e kishte në zemër , por duhen kërkuar së fundmi te shtëpia ku qëndroi në Tiranë deri në mbarim të ditëve ,nëse mundet të gjendet ndonjë shenjë e poetit.
Ku është trashëgimia e vërtetë e poetit?

Diku aty nga vitet ‘80 regjimi në Shqipëri, vendosi të ndërtonte shtëpi muze për anëtarët e byrosë politike,a ka ndonjë hallkë shtetërore sot që të merret me të mëdhenjtë letrave shqipe që i dhanë frymën letrave si për Aliun, Lagushin dhe të tjerë poet dhe shkrimtarë. E gjithë bota e qytetëruar ka sot banesa muze për shkrimtarët, poetët, historianët dhe njerëzit e mëdhenj të saj. Duke mos harruar artin, për shekuj me radhë, arti ka frymëzuar poetë dhe poezia ka frymëzuar artistët dhe në këtë kontekst, njerëzit e zakonshëm janë harruar dhe kanë ikur ndërsa të mëdhenjtë janë këtë ndër ne.
2. Në Vajzë, katundi i Vlorës dhe në Trevëllazër po ti pyesësh për poetin lirik thonë: Aty ka qenë dhe do të jetë. Ja historia e parë për Ali Asllanin, siç ma ka rrëfyer Q.Meminaj Mehmet Shehu:Ju nuk keni arritur ti bëni dot punët siç i bënte Ali Asllani Nga një bisedë me Piro Rexhepin i biri i R.S,më 30 maj ’98 në fshatin Vajzë, më tha:”Me Ali Asllanin, nuk kishim lidhje gjaku,por babai im e donte aq shumë, sa që e konsideronte njësoj si vëlla. Kur u nda nga jeta baba im, xha Aliu, ndenji në shtëpinë tonë, plot 40 ditë dhe priti ngushëllimet, si vëllai i tij. Por një ditë,më tha jemi ndodhur shumë ngushtë, sepse na lajmëruan nga lart, që të dilnim jashtë nga shtëpia dhe dhoma ku priteshin ngushëllimet, mbasi në familjen tonë,do të vinte Kryeministri Mehmet Shehu, për të ngushëlluar.
Isha N/kryetar i K.Ekzekutiv të Tiranës. Dolëm të gjithë nga dhoma dhe po bisedonim, se kush ishte ai burrë që ti thoshte edhe Ali Asllanit, të dilte nga shtëpia. Nga autoriteti që ai kish,nuk e merrte njeri guximin por më në fund disa miq më detyruan mua që t’ia thosha. Më vinte shumë rëndë, por s’kisha çfarë të bëja. Ju afrova dhe i thashë se duhet të dalin të gjithë nga dhoma, mbasi vjen Kryeministri për ngushëllim dhe është duke ardhur i thashë.
-Po,më tha bëni ashtu siç ju kanë thënë, biles shpejt dhe pa zhurmë,kurse unë vetëm do të qëndroj këtu,të pres ngushëllimet, se më ka vdekur vëllai. Asnjë fjalë nuk kisha mundësi t’i thosha xha Aliut, dola dhe unë jashtë por gjithmonë me merak sepse nuk u zbatua, një urdhër i rëndësishëm. Megjithatë kur erdhi Kryeministri, kalo tek ne që ishin radhitur, na përshëndeti me kokë dhe pa bërë zë, u fut në dhomë duke i dhënë dorën ftohtë Xha Aliut. Sa ndenji aty Kryeministri, bisedoi vetëm me Xha Alinë ,dhe me asnjë nga ne nuk këmbeu fjalë,e me që i pëlqeu biseda ndenji rreth 1.30. E thashë, që kur erdhi i dha dorën ftohtë Xha Aliut, por ama, kur iku, ai e rroku në qafë dhe e shtrëngoi fortë. Të them të drejtën,më tregonte ai,na shkriu gjaku, megjithëse dita-ditës prisja të më fliste dhe të më jepte ndonjë masë të rëndë. Mbas disa ditësh Kryeministri foli në raport,kryetarët e K.Ekzekutiv, meqë Kryetari i Tiranës,nuk ndodhej aty, në mbledhje shkova unë. Gjithnjë mëndja më thash, se kur të raportoja do të më thotë diçka për atë ditë, por ai nuk ma përmendi fare. Mbasi mbaruam të gjithë filloi të na jepte porosi,se si ne duhet të kontrollojmë dhe të ndjekim zbatimin e detyrave. ”Juve, na tha,nuk kini arritur akoma ti bëni mirë detyrat tuaja ashtu siç i bënte në atë kohë, Ali Asllani, kur ishte Kryetar i Bashkisë në qytetin e Vlorës. Kur do të arrini edhe ju që t’i kryeni detyrat ashtu siç i kryente ai. Vetëm athere më doli frika,dhe kur mbaruam mbledhjen shkova menjëherë në shtëpi dh iu thashë pjesëtarëve të tjerë të familjes, që të mos kenë merak, sepse ajo punë u mbyll mbasi Kryeministri e kish vlerësuar,aq shumë, atë bisedë me Ali Asllanin, sa që na tha edhe neve të punojmë ashtu si punonte ai”.
Pra arti i të drejtuarit,që kish Ali Asllani, u pëlqente të gjithëve. Pavarësisht se M.Shehu, kryeministri i asaj kohe, me shokët e tij, e konsideronin Ali Asllanin intelektual borgjez dhe pa vizion të qartë dhe të mirë, për rendin e ri shoqëror që ata e donin aq shumë, artin e tij të drejtuarit, e pëlqenin dhe ja kishin nevojën.
3-Një poezi e Ali Asllanit për fshatin Vajze: ”Ne krye te fshatit ka një deli krua/uj i tija akull derdhet ne përrua/dhe ne krahun tjetër varet nga nje mal/një përrua i rreptë me uturim e valë/Mu ne mes te tyre bregu Allatoj/dhe shtepit e fshatit si fole fajkoj/fshati babagjyshit fshati më i mirë/nga ata që thuhen Labëri e lirë?
Aty ndën shkallë blegërin shelegu/aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/rreth e rrotull lëmit djamtë heqin valle/nën rap, në hije pleqtë qajnë halle/Lahure qëndisur bedene-bedene/sec i paska hije asaj protoene/asaj protoene me një furk në sqetullë/që e ther e që e gris me sy e me vetull/andej disa koce shkojnë në krua/këtej bagëtia varet në përrua/me krabë në dorë një djalosh/përmbi sy kësulën, vërshëllin përposh….. Aktualisht fshatin e sotëm të Vajzës unë do ta quaj, qendër të mjerë, por me shtëpi të ra një pjesë të reja dhe më punë të mëdha. Nikoqiret kanë zbukuruar oborret kanë fshirë baltërat anës avllive dhe duket se ndrinë fshati nga një pamje e tillë. Duke lënë pas Vajzën për të shkuar tek shpella ku Fredi ka bërë një lokal fantastik me një baxho dhe n në katin e dytë dhe poshtë është shpellë me gurë të kuqe.Një pjesë e saj është bërë murri dhe oxhaku e bruxi që rri varur. Poeti Ali Asllanin përshkrimin e tij ndoshta e ka patur fjalën për shpellën e bletës:” Në katundin Vajzë të Vlorës, më tej bregut Allatoj/kur nise për në Plocë,më të djathtë, rrëzë përrojt, ka pas qen një shpellë e madhe/dhe mbi sup të saj Beuni, rreth me pyje plot sorkadhe/shpella quhej shpellë e bletës, me një maj si thikë e prehur,ledhe- ledhe, hoje-hoje mjalti kish në gjin e saj fshehur…..
Nderimi për Ali Asllanin
Një bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë të mesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë. Ali Aslllani qëndron 10 km larg vendlindjes së tij, fshatit Vajzë ku lindi i ati. Duke ndjekur rrëfimin e Qëndro Meminaj. Në çdo vend demokratik të botës, thoshte Ali Asllani, institucionet forcohen nga ana e shtetit, kurse qytetarëve iu bëhet e qartë, se ato duhet të respektohen nga të gjithë. Përveç kësaj, porosiste Kryetari i Bashkisë, nëpunësit duhet ti njohin mirë problemet e tyre, që mbulojnë, dhe që i ndjekin për çdo ditë në mënyrë, që dhe rregullat e ligjet e shtetit, të bëhen shumë të kuptueshme dhe të thjeshta, për tu zbatuar nga qytetarët. Dhe këtë, ai e bënte vet i pari dhe në mënyrë të përsosur. Ja si e tregonte babai im Shuhaip Meminaj,djali i dajos së tij nga fshati Trevëllazër,i cili për disa vjet, ka punuar dhe është kujdesur për lulishten kryesore të Vlorës. Edhe ne, që e kishim nip biles edhe kushurinjtë tanë dhe bashkëfshatarë të tjerë nga fshati ynë, që Ali Efendiu i njihte dhe iu thërriste dajo,kur venin në Vlorë,nuk shkonim për ta takuar në Bashki, sa herë që të donin. Sepse ,ai sa i dashur që ishte me ne, kur vinte në shtëpitë tona,apo edhe kur shkonim ne në shtëpinë e tij, aq serioz ishte në zyrë. Prandaj shumë herë ose e prisnim sa dilte nga zyra ose shkonim në shtëpi për ta takuar. Gjithmonë përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që të punonte një lustraxhi, kurse brenda në korridor, të vendosej një gardërobë me disa xhaketa e bluza. Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë, duhet ti fshinte këpucët dhe ti lyente me bojë, aq sa ato mbanin. Nqs qytetari nuk kish mundësi të paguante llustraxhinë,atë e paguante Bashkia nga fondi i saj,dhe pastaj sipas kohës dhe nevojës vishte dhe një xhaketë,e shkonte për të takuar Kryetarin,Ali Efendinë. Dalë nga dalë, qytetarët filluan ta kuptojnë dhe në takim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë,sipas edhe mundësive që kishin. Ali Asllani i vendosi këto kushte, jo vetëm se ato ndikonin në rritjen e kulturës qytetare, që atëhere ishte shumë e nevojshme, por edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët, se në ato zyra të shtetit, që iu zgjidheshin problemet dhe hallet, që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta, të shkoje i rregullt, ti doje e respektoje ata nëpunës e pushtetar, sepse doje dhe respektoje shtetin tënd që ahere ndihej shumë nevoja e tij. Ishte ky qëndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës,të funksionin normalisht, e të ecnin në rrugë të mbarë,duke i zgjidhur më së miri, hallet e problemet që kishin në atë kohë,Vlora dhe qytetarët e saj. Prandaj ishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e qytetit të Vlorës por edhe banorët të fshatarëve të rrethit,që përherë shkonin të takonin Ali Asllanin, Kryetarin e tyre. Edhe ai i priste me kënaqësi e në bazë të kompetencave dhe mundësive që kishte, iu zgjidhte ankesat që kishin dhe nuk e mbyllte zyrën ,pa ikur i kënaqur edhe qytetari i fundit. Ai i realizonte këto detyra të rëndësishme, jo vetëm me punën e tij e tij të ndershme,por edhe me punën që bënin vartësit e tij, që punonin në zyrat e Bashkisë e kudo në qytet,sepse në to ai kishte zgjedhur dhe vendosur intelektualët më të mirë, ekonomistë, inxhinierë dhe teknik që kishin mbaruar shkollatjashtë vendit. Pavarësisht nga stafi që Ali Asllani kishte në Bashki,të cilët ishin me nivel të lartë dhe me arsimin përkatës, sipas funksionit dhe detyrave që kryenin, ai nuk mjaftohej me aq. Gjithmonë kur mbaronte orari zyrtar, Kryetari i Bashkisë nuk shkonte menjëherë në shtëpi, por kalonte andej nga ishin dhënë detyrat në mëngjes,dhe kontrollonte, se sa ishin zbatuar ato, dhe në mënyrë të veçantë shërbimet urbane. Siç ishin kanalet e ujërave të bardha e të zeza, që ndërtoheshin për herë të parë apo rikostruktoheshin,deri ku kishin arritur ndërtimet, në ndonjë rrugë, objekt në ujë të pijshëm, trotuar, lulishte etj. Në mëngjes kur mblidhte nëpunësit, ai nuk priste që ata të raportonin, se si ishin kryer detyrat që kishin patur ditën e parë,por jepte direkt detyrat e reja, mbasi ai i njihte vet, volumin dhe cilësinë e punimeve, duke iu bërë edhe vërejtjet për punën që nuk ishte bërë mirë. Kjo i vinte në pozita punonjësit që punonin me të në Bashki e gjetkë, prandaj edhe ata filluan të punonin dhe të vepronin ashtu si Kryetari i Bashkisë. Kështu që punët në qytetin e Vlorës, përmirësoheshin dhe nga dita në ditë, bëheshin më mirë. Ato vite kur Ali Asllani ishte Kryetar Bashkie, populli i Vlorës si dhe i gjithë populli shqiptar, kishte shumë nevojë për të siguruar drithërat e bukës dhe sidomos, në vitet që kishte thatësirë të madhe. Por Kryetari i Bashkisë i merrte masat me kohë dhe ndonjëherë e sillte drithin nga jashtë dhe e mbyllte nëpër magazina. Pastaj në bazë të kërkesave që kishte qyteti por edhe nga fshatrat, mbështetur në sasinë që grumbullonte, bënte planin e shpërndarjes me grafik të rregullt për çdo periudhë kohore, duke u bërë furnizimi i tyre në mënyrë normale .Ja si e ka treguar Izet Dauti nga fshati Kërkovë: ”Sipas datës që na ishte caktuar nga Bashkia,shkuam në magazinat e Portit, që të merrnin drithin që na ishte planifikuar për fshatin tonë. Por atje rojet italiane të portit, na nxorën shumë pengesa, mbasi ata ngrinin çmimin e kontrabandës, për të përfituar për veten e tyre, në rrugë të padrejtë dhe në kurrizin tonë. Katër –pesë burra nga fshati ynë shkuam në bashki,ku na priti menjëherë Ali Efendiu,të cilin e informuan për çfarë na kishte ndodhur. Ai u nervozua shumë sepse i erdhi keq për neve. Me të shpejt shkroi një letër dhe u foli aty tre xhandarëve të Bashkisë, ku njëri prej tyre ishte italian. -Do të shkoni tek depot në port dhe do të filloni menjëherë nga ndarja e drithit,se nuk ka xhandar nga Vlora apo të huaj, që të bëjnë dallavere dhe të pengojnë zbatimin e këtij urdhëri. Kush të dojë le ta provojë, sepse i shkurtojmë nga këmbët. Bashkë me ta do të shkoni edhe ju-i tha italianit dhe mbas një ore jam edhe unë atje. Me tu dorëzuar letra, u hapën menjëherë depot për ne dhe për disa fshatra të tjerë që kishin radhën për furnizim. Ndarja e drithit u bë ashtu siç porositi Ali Efendiu, sepse në atë mënyrë nuk kishte asnjë kundërshtim nga ana jonë. Ai vetë kishte ardhur më përpara seç na tha neve,por në atë kohë që ne e pamë, Ali Efendiu kish mbledhur xhandarët dhe po u jepte porosi:”Çdo njeri prej jush u thoshte,do të përcjell fshatarët e një fshati sa të dalin nga qyteti,për të mos patur probleme e konfuzion gjatë rrugës.Por Ali Asllani zgjidhte edhe probleme të tjera për fshatarësinë,mbasi në atë kohë,ka qenë edhe Kryetar i Katundisë për rrethin e Vlorës. Njerëzit e mi nga fshati Trevëllazër,na kanë treguar për një konflikt që kanë patur 4-5 familje nga ky fshatë me disa familje të fshatit Kaninë,të cilat i kishin në pronësi tokat e fshatit Beshishtë që ishte kufi me fshatin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *