Imazhet e trishta/ Dyqanet e rrënuara të Ali bej Këlcyrës

Këto janë dyqanet e Ali Bej Këlcyrës të ndërtuara në 1941 fotografuar nga studiuesi Auron Tare. Ai tregon se tashmë janë të braktisura e të mbushura me plehra dhe të rrethuara nga ndërtesa kitch të post komunizmit. Duhet, thotë ai, – të ishin një shenjë dalluese e historisë lokale, por fatkeqësisht janë në rrënim dhe drejt shkatërrimit përfundimtar.

Ali Këlcyra iu kundërvu mbretit Zog dhe u dënua me vdekje nga ish mbreti pasi mbronte të drejtat e popullit, luftoi kundër italianëve e u burgos prej tyre, luftoi kundër ideologjisë komuniste; mbetet akoma i parehabilituar.
Ali bej Këlcyra ishte njeri me këmbëngulje dhe me kujtesë të fortë logjike, nxënës i mirë mes të mirëve, pra nxënës i shkëlqyer. U diplomua me gradën doktor i shkencave në Jurisprudencë në vitin 1925, duke u specializuar edhe për kriminologjinë sociale. Ai studioi në Greqi, në Stamboll dhe në Itali, duke u kompletuar me njohuritë, me idetë lindore dhe perëndimore, por duke qenë i përkushtuar dhe i përqendruar më shumë e përfundimisht drejt oksidentit.

Ali Këlcyra shkruante dhe fliste rrjedhshëm frëngjishten, italishten dhe turqishten, ndërsa greqishten dhe gjermanishten i zotëronte mirë. “Kur ishim të tre, unë nëna dhe babai, ne flisnim vetëm shqip, ndërsa korrespodenca jonë ishte në frëngjisht”, kujton Hana. Ata interesoheshin më shumë për mua, që unë të mësoja dhe të mos harroja gjuhën shqipe.

Në Kongresin e Lushnjes, Ali Këlcyra, delegati 29 vjeçar, nuk ishte vetëm pjesëmarrës, por diskutant i flaktë për të ardhmen e Shqipërisë, ka drejtuar regjistrimin e vullnetarëve në përkrahje të qeverisë së Sulejman Delvinës dhe njëkohësisht ka mbajtur me shpenzimet e veta Repartin e vullnetarëve të Këlcyrës.

Ali Këlcyra u zgjodh deputet i Gjirokastrës dhe u bë i njohur në Shqipëri “për fjalën e tij të shkëlqyer dhe për elokuencat më të shquara”, thotë Eqrem Bej Vlora, ishte “Orator i shkëlqyer që e përdori mjeshtërinë e tij për të denoncuar Ahmet Zogun dhe klikën e tij”.

FB_IMG_1458482411097

FB_IMG_1458482408715

FB_IMG_1458482406025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *