Hervin Çuli: E nxora jashtë, Jul Deda: Skandal të sulmohet gazetari, Kumbaro të marrë masa

hervin culi

Vetë drejtori Hervin Çuli në një reagim për Panoramën, ka deklaruar se  gazetari gjatë shfaqjes ka ngacmuar aktorët. “Gazetari ka bërë batuta gjatë shfaqjes. E kam nxjerrë jashtë atë forcërisht”.

Neritan LiÇaj, pjesë e shfaqjes që po vihej dje në skenë ka shkruar në facebook se “se nuk është dinjitoze për një televizion shumë prestigjoz si  A.B.C. neës është, të sulmojë një institucjon kaq të rëndësishëm si Teatri Kombëtar . Ndërkaq aktori  Jul Deda  ka mbajtur anën e gazetarit duke u shprehur: “SKANDAL. Drejtori i Teatrit Kombetar H. Çuli i agresohet dhe vë do dorë mbi kolegun Eni Shehu, i cili është me profesion aktor, por punon si gazetar i ABC News. A e kuptoni çfarë lloj drejtori institucioni është ky njeri? Tani është momenti ta shohin edhe ata pak njerëz që shpresonin te ai, se unë me shumë të tjerë i kishim pritshmërite zero për personin në fjalë.
Ai e godet me pretekstin se po i shkatërron shfaqjen, ndërkohë që gazetari kishte shkuar si spektator. A e kuptoni more të dashur kolegë aktorë se kë kemi në krye të institucionit më të rëndësishëm të aktrimit në Shqipëri? Një turp i madh jo vetëm për atë, por edhe për ndonjë aktor servil që e mbështeti atë në këtë akt skandaloz. I bëj thirrje Ministres së Kulturës. Znj.Mirela Kumbaro, ta vleresojë me shumë seriozitet këtë rast dhe të marrë masë urgjente për këtë ngjarje. Ai nuk duhet të jetë më në drejtimin e atij institucioni”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *