“Der Standard”: Mrekullitë e Shqipërisë e plagët që ndihen kudo

Një udhëtim nëpër Shqipërinë e Jugut të ofron kultura të ndryshme dhe reliev interesant, që mund të eksplorohen mirë si me automobil, ashtu edhe në këmbë – dhe një histori që me shumë se gjurmë, la pas bukuri.

Deri në rënien e komunizmit Shqipëria ishte vendi më i mbyllur i Evropës. Në vitin 1990 me gjasë më i rrezikshmi. Sot vendi i vogël i Ballkanit është i sigurt dhe falë një infrastrukture gjithnjë e më të mirë edhe individualisht lehtë i arritshëm. Është një vend që duhet zbuluar sa më shpejt para se këtë ta bëjnë hotelierët, ofertuesit e udhëtimeve çarter dhe turizmi masiv, sepse, duke pasur parasysh bukurinë e relievit, monumentet interesante kulturore dhe përzemërsinë e njerëzve, kjo mund të ndodhë shpejt.
Aty mund të ndodhë që autostraada përnjëherë të përfundojë në një rrugë me zhavorr, që mes modernitetit dhe mesjetës të mos jenë as 100 metra distancë. Myslimanët jetojnë derë më derë me katolikët dhe ortodoksët – dhe këtë në një vend i cili deri para një gjenerate ishte me dekret vend ateist.

Qyteti i Beratit është një ndër pikat kulminante kulturore të Shqipërisë dhe vlerë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Kush dëshiron ta eksplorojë Shqipërinë nga Veriu deri në Jug i duhen disa javë. Kush nuk ka kohë kaq shumë, duhet te vendosë për një pjesë të vendit. Për t’i vizituar bjeshkët e larta në veri, përtej civilizimit, të quajturat “Alpet Shqiptare“, shumica e turistëve udhëtojnë në grupe. Por kush dëshiron të përjetojë në një masë atë që vërtet ofron Shqipëria duhet të bëjë një xhiro në Jug dhe të përjetojë historinë dhe kulturën 3000 vjeçare si dhe t’i ndërlidhë ato me shëtitjet nëpër parqet e shumta nacionale dhe me pushimet në plazh. Kjo gjë bëhet më së miri në pranverë apo në vjeshtë, kur në bjeshkë nuk ka ende borë dhe kur nuk ka filluar ende vapa e verës.

Pikat kulmore kulturore të vendit janë qytetet- trashëgimi kulturore të UNESCO-s – Gjirokastra dhe Berati. Në mes tyre ndodhen disa prej vendeve më të bukura të Ballkanit, që arrihen më së lehti me ndonjë automobil të marrë me qira. S’është çudi kur çdo i dyti automjet është një mercedes, të cilët poseduesit i ruajnë mirë.

Hotele të lira, ushqim i shijshëm

Një orë e gjysmë zgjat udhëtimi nga Vjena në Aeroportin e Tiranës, i cili mban emrin e fitueses së Çmimit Nobel, Nënë Terezës, me prejardhje shqiptare. Automobili i rezervuar me qira është tashmë i gatshëm, udhëtimi për në qendër të qytetit bëhet pa problem. Hotelet, krahasuar me hotelet evropiane, janë të lira, siç është edhe kuzhina e jashtëzakonshme mediterane me ndikime greke, turke dhe italiane. Kush mund ta përballojë financiarisht, vendoset në Rogner në Tiranë – qe njëzetë vjet pikëtakimi i elitës shqiptare.

Tirana me disa prej muzeve të saj rreth sheshit qendror “Skënderrbeu”, me Muzeun e madh Kombëtar, me Galerinë e saj të Arteve me koleksionin e saj të pikturave absurde staliniste, me një xhami piktoreske dhe me një lagje shik për kalimin e kohës së lirë, “Blloku“, dikur geto e kuadrit të Partisë Komuniste, mund të vizitohet mirë për një apo dy ditë.

Në Shpellën e Pëllumbasit

Në udhëtimin me automobil për në Berat të ofrohet shpejt mundësia e shmangies për në Shpellën e Pëllumbasit, e cila arrihet për një orë ecje në këmbë nëpër një rrugë malore mbi luginën e një lumi të qetë. Shpella karstike është krejtësisht e errët dhe të çon në 360 metra thellësi.

Qyteti i vjetër osman, Berati, “qyteti i 1000 dritareve“, të ofron një pamje të panjohur: si në një galeri. Nën hijen e një kështjelle mesjetare gjysmë të shkatërruar, shtrihen shtëpitë nga kodrat lart, drejt Lumit Osum poshtë . Verës në lumë ofrohen edhe xhiro në kajak, bjeshkët përreth ofrojnë mundësi për shëtitje të bukura.

Qendër arkeologjike lart në luginë

Udhëtimet më interesante në bjeshkë i ofron regjioni i Përmetit, i arritshëm në rrugë direkte vetëm me automjete të terreneve kodrinore-malore. Udhëtarët me automjete të rëndomta duhet të bëjnë një rrugë të gjatë, që të mundëson ta vizitosh edhe Bylisin – një qendër arkeologjike iliro-greke, që shtrihet lart në luginë.

Qyteti i vogël Përmeti është bërë këto vitet e fundit një qendër e ecjeve malore dhe e kajakut në lumin Vjosë. Veçanërisht e bukur është ngjitja disaorëshe në Qafën e Dhëmbelit, në lartësi mbidetare 1500 metra, prej nga mund të shihet Lugina e Zagorisë, e cila mund të arrihet këmbë pas një ecjeje disaorëshe.

Rastësia fatlume

Zbritja në Përmet ofron një befasi të veçantë. Pak para se të mbërrish në rrafsh gjendet Kisha e Shën Mërisë e shekullit XVII. Shoqëruesi ynë i këtij udhëtimi malor, i cili edhe banon këtu, shkon tek një fqinje e tij dhe e merr çelësin për të hapur dyert e kishës. Muret janë fund e krye të dekoruara me ngjyra të hapura të afreskesh. Vetëm rastësisht kjo perlë i kishte shpëtuar shkatërrimit të komunizmit.

Burimet e ujit termal, një urë e vjetër osmane e gurit dhe një kanjon përmes të cilit në verë mund të dalësh dhe të shëtisësh deri larg në një park nacional janë atraksionet e tjera të kësaj treve.

Gjirokastra, caku tjetër i udhëtimit tonë, ashtu si edhe Berati, shtrihet në një kodër nën hijen e një kështjelle. Rrugët e qytetit të vjetër janë edhe më të ngushta dhe këndore, kullat disakatëshe të disa familjeve të pasura – disa të rinovuara bukur, të tjerat në rrezik shembjeje – janë mjaft interesante. Por më e mira gjendet në nëntokë: në qytetin e lindjes së diktatorit shumëvjeçar, Enver Hoxha, ishte ndërtuar një vendstrehim nëntokësor, në të cilin do të strehohej udhëheqja e partisë në rast të ndonjë lufte që pritej vazhdimisht. Në tunelet e gjata janë renditur me dhjetëra hapësira të mjera të dedikuara për sektorë të ndryshëm të udhëheqjes së qytetit dhe të partisë – një pasqyrim i trishtë i burokracisë së papërshkrueshme asaj kohe.

Butrinti shtrihet në një si ujdhesë të veçuar në zemrën e një parku nacional dhe mbruan në vete monumente kulturore magjepsëse dymijëvjeçare. Lulëzimin e tij e kishte arritur falë klimës së tij të freskët si një vend për fresk vere i romakëve të pasur.

Sot vizitohet kryesisht nga turistët e Ishullit të Korfuzit

Nga thellësia të paktën 50 metra e një shpelle karstike, në sipërfaqen e një liqeni malor gurgullon uji i një burimi që jep ujit ngjyrë të kaltër në të gjelbër. “Syri i Kaltër” quhet atraksioni turistik, që gjendet krejtësisht në jug të Shqipërisë, dhe të cilin mund ta vizitosh lehtë në rrugë nga Gjirokastra për në vendbanimin arkeologjik të Butrintit.

Udhëtimi tri orë e gjysmë nga Gjirokastra në Butrint mund të ndërpritet në gjysmë të rrugës për një ndalesë te burimi karstik i quajtur “Syri i Kaltër”. Mes lëpushave dhe bimëve ujore në sipërfaqen e liqenit malor gurgullon një ujë i vrullshëm i kaltër në të gjelbër.

Butrinti shtrihet në një ishull të veçuar mu në mes të një parku nacional dhe mbruan në vete monumente fascinuese të para më shumë se dymijë vjetëve. Lulëzimin e tij e kishte arritur falë klimës së tij të freskët si vend fresku veror për romakët e pasur. Gjatë verës vizitohet kryesisht nga turistët e ishullit të afërm grek Korfuzit. Jashtë sezonit mund të kalosh orë të qeta mes rrënojave.

Butrinti, thellë në jug të vendit, posedon monumente të para 2000 vitesh. Nga aty një rrugë bregdetare të shpie për në rivierën shqiptare, ku verës vendet e vogla. Popullohen kryesisht nga shqiptarët vendas dhe ata të jashtëm. Secili gji ka nga një kishë, një kështjellë apo një shetitore të vogël.

Pas Dhërmiut, vendit të njohur të pushimeve- rruga gjarpëron përpjetë për në Grykën e Lllogorasë. – një park nacional me hotele rustikale – prej nga mund të bëhen xhiro ecjeje në maje mali deri në 2000 metra lartësi. Por edhe ngjitjet më ulëta ofrojnë pamje magjepsëse në det, në ishujt grekë dhe, kur dukshmëria është e mirë, edhe deri në Itali. Me këtë rast zgjohen kujtimet nga koha e shkollës: këtu 48 vjet para erës sonë u bënë betejat e rëndësishme mes Cezarit dhe Pompeut.

Në portin e Apollonisë

Në veri të luginës relievi është sërish i rrafshtë. Në rrugë për në Tiranë gjendet sërish një vendbanim arkeologjik shumë atraktiv – porti i veçantë detar greko-romak, Apollonia, i cili ka pësuar shumë nga shkatërrimet e luftës dhe të diktaturës në shekullin XX.

Plagët e historisë në Shqipëri ndihen kudo – edhe në rrëfimet e njerëzve që njeh. Por pikërisht kjo e bën vendin kaq të dashur.

Der Standard

Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *