Kënga e Alfabetit krijuar nga motrat Qiriazi

Kënga e ALFABETIT e krijuar nga motrat Qiriazi i është kushtuar alfabetit të dalë nga Kongresi i Manastirit prej 14–22 nentor 1908 shkruan Vaso Tole.

Ai kujton se, fale vendimeve te tij, u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin, shkronjat e të cilit plotësoheshin me nëntë dyshkronjësha (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë).
Vendimet u mirëpritën nga rrethet kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit dhe u vunë menjëherë në zbatim.
I.
Sot është dita shqipëtarë
Të përpiqemi,
Alfabetin tonë ta mbrojmë
Shpejt o burrani
Shkronjat tona janë të arta
Këto duamë.
Ref.
Shqipëri, atdhe i dashur!
Ne s’të lëmë, ty të varfër.
II.
Armiqtë o shqipëtarë
Po përpiqenë,
Shkronjat turçe dhe gërqishte
Të na japënë,
Le t’i mbajnë ata për vehte,
Kemi tonatë.
III.
Ata duan shqipëtarë,
Ndarjen tonë,
Këtë punë shumë kthjelltë,
E treguanë,
Ngrihuni shpejt t’u tregojmë
Se ne s’durojmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *