Fotot e Bunkart/ Nga krevati i ministrit te torturat çnjerëzore

Një krevat i thjeshtë, me një batanije prej leshi, çarçafë të bardhë, me vetëm një komodinë, mbi të cilën është vënë një abazhur, një mbajtëse palltosh, por edhe një tualet. Kjo është një ndër dhomat e muzeut të ri “Bunkart”, kushtuar viktimave të regjimit komunist: është dhoma ku do rrinte ministri i Brendshëm në rast sulmi atomik. Në paradhomën e saj, ku duhej të ishte salla e mbledhjeve qëndron një nga kompjuterët e parë të përdorur nga Ministria e Brendshme, i prodhuar më 1977. Libra, komedia, makina shkrimi, rafte qëndrojnë në kthinën para paradhomës.

Në korridore e dhoma, me foto, video, muzikë, imazhe, dokumente, riprodhime dosjesh, drita a errësirë, gjendja që krijohet është riprodhim i terrorit. Nga hekurat ‘e burgut’ mund të shquash një ‘të burgosur’ lidhur këmbësh e duarsh me zinxhirë, i shtrirë në pragvdekje. Policë a ushtarakë të armatosur, anipse prej kartoni dalin nga fotografitë deri në paraderë; mandej qentë e frikshëm të kufirit dëgjohen të lehin, ndërsa lista shqiptarësh të burgosur enden në ajër, nga tavani drejt dyshemesë si shpirtra të mbetur pezull. Mundesh, në një dhomë të shohësh se si, të vdekurit identifikoheshin përmes kafkave: janë tri foto, dy të kafkës, e një e njeriut që u shua.

Tabela të mëdha rikujtojnë në shqip e anglisht urdhrat e Meh-met Shehut për pushkatim, porositë për vëmendje të Enver Hoxhës, rijepen mirkrofilmat a mjetet e përgjimit, krahas viktimave të tyre. “Trupi i liruar nga vdekja”, shënohet në mur, krah një xhakete të lënë nga ai që vdiq, ndërsa në dysheme, rrethuar me ‘shkumësin e skenës së krimit’ qëndrojnë pantallonat e njërit prej tyre. Pas një deriçke të mbyllur, dëgjohet zëri i Kiço Ngjelës, në një incizim origjinal. Prangat janë vënë ngushtë në mëngë xhaketash, ndërsa renditen mënjanë, të tëra llojet e torturave dhe të tëra mënyrat që Sigurimi i Shtetit përdorte për të shuar jetë. Më poshtë, është një rast i pacekur i njërës prej tyre, një vajzë e re, të cilës i është lënë një anë muri në muze.

 

 

 

20161119_121059

20161119_120918

20161119_121008

20161119_121050
20161119_121350

20161119_121601

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *