Fituesi i ONUFRI-t, brenda dashurisë, dëshpërimit, erosit dhe heshtjes

Koncepti i veprës së Ilir Llukës, që është shpallur sot në Galerinë Kombëtare të Arteve fitues i Çmimit Ndërkombëtar Onufri XXII, ka tri akte: Akti I është zgjimi dhe vetëdija, akti II- aty jashtë, mes tyre, aty është vetmia, akti III- Ti je pishë.
Vepra në mediumin e videos vjen e instaluar në tri ekrane nën titullin ‘Further Inside’ (si poezi me tri elemente – vizuale, muzikore dhe verbale).
Synon të futet më në brendësi të ankthit të shoqërisë dhe zhvillimeve të saj nën ritmin e një lavjerrësi që shtyn gjithmonë e më tepër drejt sipërfaqes së ndjenjës; synon të futet më në brendësi të vetmisë, dualizmit të të qenit vetëm me vetveten dhe të qenit i vetmuar mes njerëzish të tjerë dhe akoma më tej, akoma më në brendësi të dashurisë dhe dëshpërimit, gëzimit dhe marrëzise, erosit dhe heshtjes, muzikës së zërave që ti prek, muzikës se duarve që ti sheh, muzikës së imazheve që ti kujton, çdo gjë e cila shtrihet jashtë dhe brenda teje dhe çdo moment që i jep definicion personalitetit që ke, asaj qe ti je.

Vetë autori tha para mediave se vepra nuk ka synime për të përfaqësuar kontekste me anë të simbolizmave, por është një vepër e cila kërkon të ndjehet dhe jo të logjikohet.
Juria e edicionit të 22-të të Onufrit e përbërë nga Arben Bajo – Artist, Pedagog në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti Arteve, Ermir Hoxha – Kurator I Galerisë ‘’FAB’’, Zeni Ballazhi – Kurator I Galerisë Kombëtare Kosovë me kryetar jurie Zeni Ballazhi, I dhanë çmimin fitues artistit me motivacionin:
1. Për arritjen e harmonizimit mes realitetit material dhe krijimit shpirtëror, servirur me një gjuhë të sofistikuar teknoligjike
2. Video e propozuar në tri panele, shpalos me një vizion tejet bashkëkohor konfliktin shpirtëror mes realitetit të përditshëm dhe atij të brendshëm
3. Përvec kësaj ai propozon me audion origjinale, një poezi vizive, si një vizion sa surreal aq edhe psikologjik
4. Në gjykimim e jurisë vepra e propozuar është në linjë me konceptin kuratorial, si dhe rregulloren e aktivitetit
Si e tillë vepra e artistit Ilir Lluka, vlen të promovohet e evidetohet mbi të tjerat për vlera të konsiderueshme estetike dhe artistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *