Dashuni e prandueme

Martin Camaj
E ndjeva në fundin e shpirtit dhe ’i herë
si motit at zâ,
si mik që vjen me më pá,
si barkë që kthen në limâ,
si shpresë që hyn me rrezet e diellit
nepër hekura në burg.

E ndjeva si lulet që mardhen
erën në Jug
apo si flladin e Vérit kur vjen me luejtë
me gjeth në terr
dhe iku si drita e hyllit të rrxuem
kur bjen në mal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *