Dehuni!

Charles Baudelaire

Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Këtu qëndron gjithë puna; kjo është e vetmja çështje.

Për të mos ndier barrën e tmerrshme të Kohës që ju thyen shpinën e ju kërrus drejt tokës, duhet të deheni pa pushim.

Po me çfarë? Me verë, me poezi a me virtyt, si të doni. Por, dehuni, ama.

Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e një pallati, mbi barin e gjelbër të një hendeku, në vetminë e zymtë të dhomë suaj, ju zgjoheni dhe dehja ju është pakësuar apo zhdukur plotësisht, pyetni erën, valën, yllin, zogun, sahatin, gjithçka që ofshan, gjithçka që ecën, gjithçka që këndon, gjithçka që flet, pyetni sa është ora; dhe era, vala, ylli, zogu, sahati, do t’ju përgjigjen: “Është ora për t’u dehur!
Për të mos qenë skllevërit e martirizuar të Kohës, dehuni, dehuni pa reshtur! Me verë, me poezi a me virtyt, sipas dëshirës”

Përkthyer nga Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *