Safo, Fragmenti 16 [Bukuria eprore]

Safo

Ushtria me kalorës, thonë,
këmbësorët dhe flota luftarake
janë bukuria eprore mbi tokën e zezë.
Kurse unë them: gjithë ç’dashuron njeriu.

E kam të thjeshtë arsyetimin,
të gjithë mund ta kuptojnë:
ajo, bukuroshja pa shoqe në botë,
Helena, braktisi burrin e virtytshëm,
dhe anijes i hipi drejt bukurisë eprore në Trojë.
As për djalin, as për prindërit nuk mendoi.
Afërdita mendjen ia mori.

Kështu dhe mua,
më zu malli për Anaktorinë*.
Sa dua t’ia shoh ecjen e lartë,
shkëlqimin rrezëllitës të fytyrës.
Nuk dua të shoh koçi lidase,
as këmbësorë që ndeshen.

(Përktheu: Sokol Çunga)

*Anaktoria: ndoshta mike e Safos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *