Deri në ditëvdekje…

Deri në ditëvdekje

Mes dashurisë dhe vdekjes
më e besueshme
është vdekja.

Por njerëzit
përkunden pa vaj,
deri në ditëvdekje
te tjetra.

1995
(@Flutura Açka)

Kur shoh kaq shumë mllef mbi vdekjen e një njeriu të fjalës, Andrea Stefanit,i cili mund të mos iu ketë pëlqyer disave, por ka qenë një njeri i lirë në bindjet e tij (qofshin këto, edhe politike) dhe i ka mbrojtur ato pa cënuar kënd, mendoj se këta njerëz nuk e njohin dashurinë njerëzore, që kapërcen gjithçka. Trishtuese se çfarë trysnie subkoshiece kemi. Jeta duhet të ketë vetëm një formulë në substancë…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *