Mungesa e lirisë

Petro Marko

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth

Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë

(Kozeta Zylo: Në përkujtim të 106 vjetorit të shkrimtarit të shquar Petro Marko me një kalvar vuajtjesh nga diktatura mbi kurriz…)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *