Llambë

Mang Ke

Llamba papritë vetton
Shoh veç kthetrat e rrezeve të saj
Tu shkelin fëtyra pijanikësh ngrimë
Llamba rreh flatra të mëdha
Kështu shoh i trallisun
Që ndër ato flatra të mëdha
Prej atyne syve të vdekun
Po gurgullon venë…

Llamba papritë vetton
Kjo dritë bart rrëmujë të madhe
Po ndigjohet potera e të dehunve
Prej kah vjen a dihet gja?
Pse s’ e përzamë?
Pse e lamë që me na kapë?
Ma mirë me vdekë n’ errësinë…

Llamba papritë vetton
Ndiej veç se ndën llambë
dikush më pvetë kadalë:
thue llamba duhet ndezë
a fikë ajo do lanë?
(@Furra books)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *