Zbulo një foto, ndërto historinë te “Marubi”!

‘Workshop storytelling’ me fotografitë e ngjarjeve historike të Nëntorit.
Në kuadër të festave të Nëntorit, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” organizon workshop-in “Zbulo një foto, ndërto historinë” ku përmes fotografive të arkivit të Marubit, që trajtojnë ngjarjet e atyre viteve, do të analizohet imazhi fotografik,duke zbuluar detaje e duke u informuar mbi kontekstin historik dhe social kur është bërë fotografia për të stimuluar kështu kuriozitetin dhe fantazinë lidhur me imazhet.
Ky workshop propozohet për nxënësit e ciklit nëntëvjeçar (mosha 11-15 vjeç). Fëmijët pjesëmarrës do të organizohen në grupe ku në bazë të pyetjeve të dhëna, do të ndërtohet një histori mbi fotografitë e përzgjedhura gjë që synon të nxisë në to aspektin krijues në studimin më të detajshëm të imazheve.
24 nëntor 2016, ora 16:00, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *