Arkeologët serbë kanë gjetur pllaka ari dhe argjendi “magjike” në Viminacium, vendi i një kështjelle legjionarësh dhe qyteti romak që daton në shekullin e 4 pas erës sonë.
Ivana Nikoliç, BIRN
Miomor Korac, nga Instituti i Arkeologjisë në Beograd dhe kreu i gërmimeve, i tha medias që pllakat antike romake të gjetura në Viminacium në lindje të Serbisë janë të rralla, çfarë e bën këtë zbulim të rëndësishëm.
Pllakat janë gdhendur me simbole magjike, me anë të të cilave romakët i luteshin fuqive hyjnore, ai shpjegoi.
“Ky ishte një mjet njerëzit përdornin për të komunikuar me zotët dhe djajtë me kërkesa të ndryshme. Zakonisht, ishin mallkime ose magji për të lidhur njerëz, për shembull magji dashurie,” tha Korac.
Një nga pllakat është e gdhendur me simbole të ndryshme dhe tjetra me shkronja antike greke, megjithatë gjuha e përdorur nuk është e njohur për arkeologët, çfarë e bën gjetjen edhe më emocionuese.
Deri tani, arkeologët kanë gjetur rreth 1500 plakka të tilla in zonën e ish perandorisë romake, por shumica e tyre nuk janë prej ari. Pllakat prej ari janë nga më të rrallat.
Më herët, në fund të korrikut një varr i shtresës së lartë u zbulua gjithashtu, pjesë e një varreze prej 14000 varresh në Viminacium – numri më i madh varreve i gërmuar ndonjëherë në territorin e Perandorisë Romake.
Viminacium ishte një kamp ushtarak dhe kryeqytet i provincës romake Moesia Superior. Është i vendosur 12 kilometra larg qytetit Kostalac në Serbinë Lindore. Viminacium besohet se ka pasur 40,000 banorë, duke e bërë një nga qytetet më të mëdhënj të kohës. I shkatërruar nga Hunët në shekullin e 5, u rindërtua më vonë nga Perandori Justinian.
Qyteti u shkatërrua totalisht nga sllavët në shekullin e 6. Sot vendqëndrimi arkeologjik i Viminacium pëmban rrugë, tempuj, sheshe, amfiteatre, pallate, hipodromin dhe banjat romake.